31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Së pesti: t’i kërkojë Allahut vazhdimisht që t’i japë dhe t’i dhurojë dije të

dobishme, furnizim të pamasë dhe vepra të pranuara; Pejgamberi (sal-lAllahu

‘alejhi ue sel-lem) thoshte pas namazit të sabahut, pasi jepte selam (në të

djathtë dhe në të majtë) këtë dua:

“Allahumme inni es’eluke ‘ilmen nafi’an, ue rrizkan tajiban ue ‘amelen

mutekabelen.”

“O Allah, unë të kërkoj dije të dobishme, furnizim të mirë dhe vepra të

pranuara.” [1]

Së gjashti: nëse ai ndihet i lodhur dhe i dobët kur është para dijes dhe është

gati për të studjuar, atëherë ai duhet t’i kërkojë Allahut që t’i japë vullnet dhe

dëshirë për të marrë dije dhe për t’iu përkushtuar asaj.

Së shtati: është obligim për studentin e dijes që të rrijë larg mosbindjes

(gjynaheve). Sepse vërtet mosbindja e vret zemrën dhe e dobëson aftësinë për

të kuptuar; dhe është transmetuar rreth Imam Shafiut se ai ka thënë: “Iu

ankova Ueki’ut për kujtesën time të dobët, kështu që ai më udhëzoi që t’i

lija gjynahet dhe pastaj tha: “Dije se dituria është dritë dhe Allahu nuk ia

jep këtë dritë gjynahqarit.” Dhe unë them se argumenti për këtë gjendet në

Librin e Allahut kur Ai, i Lartësuari thotë:

“O ju që besoni! Në qoftë se i nënshtroheni Allahut dhe e keni frikë Atë,

atëherë Ai do t’ju japë një Furkan (parim apo kriter për të bërë dallim

midis të vërtetës dhe të pavërtetës), do t’ju fshijë të gjitha gjynahet dhe

do t’ju falë. Dhe Allahu është Zotëruesi dhe Dhuruesi i Mirësive të

Mëdha.” [Enfal, 29]

(٢٩)

(٢٨)

“O ju që besoni! Kini frikë Allahun dhe besoni edhe të Dërguarin e Tij

(Muhammedin). Ai do t’ju japë dyfish shpërblim nga Mëshira e Tij, dhe Ai

do t’ju japë juve dritë me të cilën do të ecni (në Udhën e Drejtë) dhe Ai do

t’ju falë. Dhe Allahu është gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë.” [Hadid, 28]

Kështu, e rëndësishme është që studenti i dijes ka nevojë për përpjekje të

vazhdueshme, të bëjë xhihad me veten e tij dhe me epshet dhe lakminë e tij, të

lodhet duke kërkuar diturinë dhe të shpresojë se Allahu do t’ia bëjë të mundur

që ta arrijë atë - dhe suksesi vjen nga Allahu.”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!