31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Dhe në një ajet tjetër:

“Dhe kur ata i mbulon dallga si hije, ata lusin Allahun, duke e bërë fenë të

pastër për Të…” [Llukman, 32] Domethënë, e bëjnë du'anë e tyre të pastër për

Allahun.

“Por, kur Ai i nxjerr ata shëndoshë e mirë në tokë, ka prej atyre të cilët

ndalen në mes (ndërmjet besimit dhe mosbesimit).” [Llukman, 32] Dhe në

një ajet tjetër: “Po kur Ai i sjell ata shëndoshë e mirë në tokë, ç’të shohësh!

Ata u japin një pjesë të adhurimit të tyre të tjerëve (veç Allahut).” [el-

Ankebut, 65]

Pra, ata që erdhën më përpara, bënin shirk gjatë kohëve të rehatisë dhe u

luteshin idhujve, gurëve dhe pemëve. Sidoqoftë, kur binin në ndonjë vështirësi

dhe mbërrinin pranë shkatërrimit, ata nuk u luteshin idhullit, pemës, gurit

apo ndonjë qenieje të krijuar, porse i luteshin vetëm Allahut, të Vetmit, i Cili

është i pastër nga çdo mangësi, më i larti. Kështu që, nëse vetëm Allahu mund

t’i ndihmonte në kohë të vështirësisë, atëherë si mund t’i luten ata dikujt tjetër

përkrah Allahut gjatë kohëve të rehatisë?

Kurse mushrikët e sotshëm, domethënë, ata nga Umeti i Muhamedit, sallAllahu

‘alejhi ue sel-lem, të kohëve të mëvonshme, mes të cilëve po ndodh

shirku, ky shirku i tyre është i vazhdueshëm, gjatë kohëve të rehatisë dhe

vështirësisë. Ata nuk e drejtojnë adhurimin e tyre të pastër kah Allahu, madje

qoftë edhe në kohë të vështirësisë. Përkundrazi, sa herë që çështjet e tyre

përkeqësohen, shirku i tyre bëhet akoma më i ashpër dhe ata i luten Hasanit,

Husejnit, Abdul-Kadirit dhe Refaiut e të tjerëve, dhe kjo gjë dihet mjaft mirë.

Histori të çuditshme janë rrëfyer rreth disa ngjarjeve që u kanë ndodhur atyre

në det, të tilla që, kur çështjet u janë përkeqësuar, ata thërrasin emrat e

eulijave dhe njerëzve të mirë, dhe u kërkojnë ndihmë përkrah Allahut ‘Azze ue

Xhel. Kjo, për shkak se ata që thërrasin për në të kotën dhe për në humbje, u

thonë atyre: “Ne do t’ju shpëtojmë nga detet, kështu që, kur të goditeni me

diçka (me ndonjë fatkeqësi), thërrisni emrat tanë dhe ne do t’ju

shpëtojmë.”

Dhe kjo është transmetuar nga Dijetarët e drejtimit Sufi, dhe, nëse dëshiron,

lexo atëherë librin ‘Tabakatush-She’rani’, sepse ai përmban atë që e bën

lëkurën të rrëqethet. Në të përmenden ato që quhen mrekulli të eulijave dhe

fakti se ato mund t’i shpëtojnë njerëzit nga detet. Në të ai (autori) thotë se e

shtrin dorën e tij në det, i mban të gjitha anijet dhe i dërgon ato në breg dhe as

një pikë uji nuk e prek mëngën e tij, e të tjera gjëra si këto gënjeshtra e

besëtytni. Pra, shirku i tyre është i vazhdueshëm, gjatë kohëve të rehatisë dhe

fatkeqësisë, dhe prandaj ata janë më të këqij sesa mushrikët që erdhën më

parë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!