31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Islam ka thënë në Iktida’ Siratul- Mustekijm (1/236-239) se zinxhiri i tij është i

mirë]. Kështu që nuk është e lejuar që t’u përngjasësh mushrikëve.

I treti: se kërkimi i bereqetit nëpërmjet gurëve, pemëve dhe ndërtesave është

shirk, edhe nëse ky quhet me emër tjetër. Kjo, sepse ky është kërkim i bereqetit

nga diçka tjetër veç Allahut, siç janë gurët, pemët, varret, monumentet, dhe ky

është shirk, edhe nëse quhet apo i është dhënë emër tjetër veç shirkut.

Pjesa e Shtatë: Parimi i

Katërt.

Shejkh Salih el-Feuzan thotë:

Teksti:

Parimi i katërt është se mushrikët e kohës sonë janë më të këqij në shirkun e

tyre sesa mushrikët që erdhën para tyre. Kjo, sepse ata që erdhën para tyre

bënin shirk gjatë kohëve të rehatisë dhe e bënin e adhurimin të pastër për

Allahun gjatë kohëve të vështira. Megjithatë, shirku I mushrikëve të kohës sonë

është I vazhdueshëm, gjatë kohëve të rehatisë dhe vështirësisë. Argument është

thënia e Tij, më të lartit:

“Dhe kur ata hipin në anije, lusin Allahun duke e bërë besimin e tyre të

pastër vetëm për Të, po kur Ai I sjell ata shëndoshë e mirë në tokë, ç’të

shohësh! Ata u japin një pjesë të adhurimit të tyre të tjerëve (veç

Allahut).” [el-Ankebut, 65]

Shpjegimi:

Parimi i katërt: - dhe ky është i fundit – është ai se mushrikët e kohës sonë

janë më të këqij në shirkun e tyre sesa mushrikët, tek të cilët u dërgua

Pejgamberi i Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Arsyeja për këtë është e

qartë: Allahu ‘Azze ue Xhel përmendi se mushrikët që erdhën më përpara, ia

kushtonin adhurimin e tyre Allahut në mënyrë krejt të pastër, kur çështjet u

vështirësoheshin dhe nuk i luteshin tjetërkujt veç Allahut ‘Azze ue Xhel, për

shkak se e dinin se askush nuk mund t’i shpëtonte ata nga vështirësitë, përveç

Allahut, sikurse Ai, më i larti, ka thënë:

“Ndërsa, kur ju kap e keqja në det, ata të cilët ju i lusni përkrah Atij,

shuhen e zhduken prej jush, përveç Atij (Allahut të Vetëm). Por, kur Ai ju

sjell shëndoshë e mirë në tokë, ju i ktheni shpinën (Atij). Dhe njeriu është

gjithnjë mosmirënjohës.” [el- Isra, 67]

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!