31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“Me të vërtetë, këta njerëz do të shkatërrohen për atë çfarë po veprojnë.”

[el-Araf, 139] Domethënë, nga e keqja dhe e kota (e asaj që punuan).

“Dhe e gjithë kjo që po veprojnë është e kotë.” [el-Araf, 139]

…për shkak se ishte shirk.

“Ai tha: A të kërkoj për ju një ilah (të adhuruar) tjetër përveç Allahut,

ndërkohë që Ai ju ka zgjedhur ju përmbi Aleminin (njerëzit dhe xhinët).”

[el-Araf, 140]

Pra, Musa e refuzoi thënien e tyre ashtu sikurse Profeti ynë e refuzoi thënien e

këtyre personave. Megjithatë, njerëzit e Musait dhe ata që ishin me Profetin,

sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, nuk bënë shirk. Kështu që Beni Israilët nuk bënë

shirk, kur e thanë këtë fjalë, sepse ata nuk e kryen atë veprim ashtu sikurse

Shokët e Profetit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, nuk e kryen atë. Por, Allahu i

shpëtoi ata dhe, kur Profeti i tyre i ndaloi ata, ata hoqën dorë dhe e thanë këtë

fjalë nga injoranca dhe jo qëllimisht. Dhe kur ata e morën vesh se ky ishte

shirk, ata hoqën dorë dhe nuk e vepruan atë. Dhe, nëse ata do ta kishin kryer

atë, do t’i kishin bërë shirk Allahut ‘Azze ue Xhel.

Pra, është e qartë nga ajeti se ka njerëz që adhurojnë pemët, përderisa këta

mushrikë kanë marrë Dhat Enuat (për ta adhuruar) dhe Sahabët, në zemrat e

të cilëve dija nuk ishte vendosur akoma fuqishëm, tentuan t’i imitonin ata,

vetëm se Allahu i shpëtoi ata me të Dërguarin e Tij, sal-lAllahu ‘alejhi ue sellem.

Në të është, gjithashtu, e qartë se ka njerëz që kërkojnë bereqet nga pemët dhe

u kushtohen atyre. Kuptimi i kushtimit (‘akuf), është që të qëndrosh në një

vend për një periudhë kohe, që të kërkosh afrim tek diçka.

Kështu që kjo tregon disa parime të mëdha:

I pari: rreziku i të qenit injorant për teuhijdin, sepse ai që është injorant për

teuhijdin ka të ngjarë të bjeri në shirk pa e ditur fare. Kështu që, për shkak të

kësaj pike, është e obligueshme të merret dija e teuhijdit dhe të mësohet ajo

çfarë i kundërvihet atij prej shirkut, derisa personi të jetë në dije të qartë

(basirah), në mënyrë që ai të mos shkatërrohet nga injoranca e tij, e

veçanërisht, kur ai shikon dikë që po kryen një akt (shirku) dhe e konsideron

atë si të vërtetë, për shkak të injorancës së tij. Pra, hadithi përmban një

paralajmërim të madh rreth rrezikut të injorancës, në mënyrë të veçantë në

çështjet e akijdes.

I dyti: hadithi tregon rrezikun e përngjasimit me mushrikët dhe fakti që ai të

çon në shirk. Ai, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kushdo që imiton

një popull, ai është prej tyre.” [Ebu Davud (4031), Ahmedi (2/50), Shejkhul-

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!