31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Kurse, të devijuarit dhe njerëzit e pamend thonë: “Uesile është të vësh mes

vetes tënde dhe Allahut ndërmjetës nga mesi i eulijave, njerëzve të mirë

dhe të vdekurit, me qëllim kërkimin e afrimit tek Allahu.”

“Ne i adhurojmë ata vetëm që ata të na afrojnë tek Allahu.” [ez-Zumer, 3]

Pra, kuptimi i uesiles, sipas këtyre njerëzve të pamend, është që ti të vësh

ndërmjetës midis teje dhe Allahut, të cilët të prezantojnë ty tek Allahu dhe i

përcjellin Atij nevojat e tua dhe e njoftojnë Atë për ty. Kjo është sikur Allahu

‘Azze ue Xhel, nuk e di, ose sikur Ai, ‘Azze ue Xhel, është koprrac dhe nuk të

jep, vetëm në qoftë se kërkojnë prej Tij ndërmjetës. Mjaft i lartë është Allahu

nga ajo që thonë ata. Për këtë arsye, ata hedhin dyshime tek njerëzit dhe

thonë:

“Allahu ‘Azze ue Xhel, thotë:

“Ata të cilëve u thërrasin, vetë duan (për vetët e tyre) rrugë për t’u afruar

tek Zoti i tyre (Allahu).” [el-Isra, 57]

Kjo, pra, dëshmon se marrja e ndërmjetësve nga krijesat (njerëzit, xhinët,

engjëjt…), është një çështje e ligjëruar tek Allahu, sepse Allahu i ka lavdëruar

ata që e bëjnë një gjë të tillë. Dhe në një ajet tjetër: “O ju që besoni! Plotësoni

detyrat ndaj Allahut dhe kijeni frikë Atë. Kërkoni rrugë për t’iu afruar Atij

dhe përpiquni e luftoni për Çështjen e Tij sa më shumë që të keni

mundësi.” [el-Maide, 35]

Ata thonë: “Allahu na ka urdhëruar që të marrim uesile ndaj Tij, dhe

kuptimi i uesiles këtu janë ndërmjetësit.”

Në këtë mënyrë, ata e shtrembërojnë fjalën nga kuptimi i saj korrekt. Uesileja

që është e ligjëruar në Kur'an dhe Sunet, është bindja me të cilën kërkohet

afrimi tek Allahu dhe që të sjell pranë Tij, nëpërmjet Emrave dhe Cilësive të Tij,

i Vetmi, i Cili është i pastër nga çdo mangësi dhe më i larti. Kurse, kërkimi i

përafrimit me anë të krijimit, kjo është uesileja e ndaluar, që përbën shirk të

cilin e përdornin mushrikët e hershëm.

“Dhe ata adhurojnë në vend të Allahut gjëra që as nuk i dëmtojnë ata e as

u bëjnë dobi, dhe ata thonë: “Këta janë ndërmjetësit tanë tek Allahu.”

[Junus, 18]

“Dhe ata që marrin eulija (mbrojtës e ndihmues) të tjerë në vend të Tij

(thonë): “Ne i adhurojmë ata vetëm që ata të mund të na afrojnë tek

Allahu.” [ez-Zumer, 3]

Ky është pikërisht i njëjti shirk i brezave të mëhershëm e të mëvonshëm. Edhe

pse ata e quanin atë uesile, ai është i njëjti shirk (siç ishte më parë). Ajo nuk

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!