31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

“Allahu ju sjell një shembull ngjasues: një rob e kanë në bashkëpronësi

disa pronarë së bashku (si ata që adhurojnë shumë zota së bashku,

përkrah apo përveç Allahut), që hahen me njëri-tjetrin.” [ez-Zumer, 29]

Domethënë, ai zotërohet nga shumë njerëz dhe nuk di cilin prej tyre të kënaqë.

“Dhe një rob, i cili i përket plotësisht një pronari të vetëm.” [ez-Zumer, 29]

Ai ka vetëm një zotërues që është i kënaqur me të. Allahu e krahason

shembullin e tyre me shembullin e mushrikut dhe mu`uahidit.

Pra, mushrikët ndryshonin në adhurimin e tyre, porse Profeti, sal-lAllahu alejhi

ue sel- lem, i luftoi ata të gjithë dhe nuk bëri dallim midis tyre. Ai luftoi

adhuruesit e idhujve, Çifutët, Kristianët, Mexhusit (adhuruesit e zjarrit), ata

që adhuronin engjëjt, eulijatë dhe njerëzit e mirë Në fakt ai i luftoi të gjithë

mushrikët dhe nuk bëri ndonjë dallim midis tyre.

Kështu që kjo përmban një refuzim kundër atyre që thonë: “Ai që adhuron një

idhull, nuk është si ai që adhuron një njeri të mirë apo një engjëll. Kjo,

sepse mushrikët adhurojnë gurët, pemët, dhe objektet e pajetë. Kurse sa

për atë që adhuron një njeri të mirë apo një ueli të Allahut, ai nuk është si

ai që adhuron një idhull.”

Këta njerëz duan të thonë se ai që adhuron varret në kohën tonë, ka një gjykim

tjetër nga ai që adhuron një idhull. Kështu që ata nuk e deklarojnë atë

mosbesimtar dhe as nuk e konsiderojnë këtë vepër të tijën si shirk dhe ata nuk

e lejojnë luftimin e tij.

Prandaj, ne i themi: “Profeti, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, nuk bëri dallim

midis tyre, përkundrazi, ai i konsideroi që të gjithë ata mushrikë dhe e

lejoi derdhjen e gjakut të tyre dhe marrjen e pasurisë së tyre. Pastaj, ishin

ata që adhuronin Mesinë, të Dërguarin e Allahut, por, megjithëkëtë, ai,

sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i luftoi ata. Dhe Çifutët adhuronin Uzejrin, i

cili ishte nga profetët apo nga njerëzit e mirë, porse i Dërguari i Allahut,

sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i luftoi ata dhe nuk bëri dallim midis tyre.

Kështu që brenda shirkut nuk ka dallim midis një mushrikë, që adhuron

një njeri të mirë, një idhull, një gur a pemë, pasi shirku është adhurimi i

të tjerëve veç Allahut, çfarëdo qoftë e kushdo qoftë.” Dhe, për këtë arsye,

Ai ka thënë:

“Adhurojeni Allahun dhe mos i bashkoni asgjë Atij në adhurim.” [en-Nisa,

36]

Dhe fjala ‘asgjë’ këtu është përmendur në kontekstin e mohimit. Ajo mbulon

dhe përfshin çdo gjë që shoqërohet bashkë me Allahun ‘Azze ue Xhel, siç janë

engjëjt, profetët, njerëzit e mirë, eulijatë, gurët e pemët.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!