31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Parimi i dytë: është se mushrikë, që janë quajtur kështu nga Allahu dhe janë

deklaruar se do të jenë përjetësisht në Zjarr, nuk bëjnë shirk në rububije,

porse bëjnë shirk në uluhije. Ata nuk thonë se të adhuruarit e tyre krijojnë dhe

mbajnë bashkë me Allahun apo se ata të sjellin dobi apo të shkaktojnë dëm,

apo i rregullojnë çështjet bashkë me Allahun, porse i marrin ata si ndërmjetës,

siç ka thënë për ta Allahu, Më i Larti:

“Dhe ata adhurojnë në vend të Allahut gjëra që as i dëmtojnë e as u bëjnë

dobi dhe thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë tek Allahu.” [Junus, 18]

“…gjëra që as i dëmtojnë e as u bëjnë dobi…” Mushrikët e pranojnë se

eulijatë e tyre nuk mund t’u bëjnë dobi dhe as nuk mund t’u sjellin dëm, porse

i marrin ata si ndërmjetës para Allahut, me qëllim që të plotësojnë nevojat e

tyre. Kështu që presin kurban për ta dhe zotohen (bëjnë nedhr) për ta, jo se

ata krijojnë, të furnizojnë, të bëjnë dobi apo të sjellin dëm, sikurse besojnë ata,

përkundrazi, ata besojnë se ata janë përafruesit dhe ndërmjetësuesit e tyre tek

Allahu. I tillë është besimi i mushrikëve.

Dhe kur debaton me ndonjë adhurues të varreve të kohës që po jetojmë, ai do

të ta përsëris këtë thënie fjalë-për-fjalë duke thënë: “Unë e di se ky ueli apo

ky njeri i mirë nuk mund të sjelli dëm apo dobi. Megjithatë, ai është një

njeri i mirë dhe dua që ai të ndërmjetësojë për mua para Allahut.”

Ndërmjetësimi mund të jetë i vlefshëm apo i kotë. Ndërmjetësimi i cili është i

vlefshëm dhe i saktë, përputhet me dy kushte. Kushti i parë është se ndodh me

Lejen e Allahut dhe kushti i dytë është se ai që po ndërmjetësohet është nga

njerëzit e teuhijdit, me fjalë të tjera, ai mund të jetë një person gjynahqar prej

mu-uahidinëve, njerëzit e teuhijdit. Kështu që nëse njëri prej këtyre dy

kushteve mungon, atëherë ndërmjetësimi është i pavlerë dhe i kotë. Ai, Më i

Larti, ka thënë: “E kush është ai që mund të ndërmjetësojë tek Ai, përveç

se me Lejen e Tij?” [el- Bekare, 255]

“Dhe ata nuk mund të ndërmjetësojnë, përveç për atë me të cilin Ai është

i kënaqur.” [el-Enbija, 28]

Dhe ata janë (mu`uahidinët), njerëzit e Teuhidit, edhe nëse ata mund të jenë

gjynahqarë. Sa për kufarët dhe mushrikët, atyre nuk u bën dobi ndërmjetësimi

i atyre që ndërmjetësojnë për ta.

“Nuk do të ketë asnjë shok, as ndonjë ndërmjetësues për Dhalimunët (ata

që i bëjnë shirk Allahut, zullumqarët…), të cilëve mund t’u kushtohet

vëmendje.” [Gafir, 18]

Këta pra janë njerëzit që dëgjuan për ndërmjetësimin por ata nuk e dinin

kuptimin e tij dhe filluan që ta kërkonin atë prej njerëzve, pa lejen e Allahut

‘Azze ue Xhel. Më saktë, ai kërkohej nga ai që i bënte shirk Allahut, ai që nuk

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!