31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Pjesa e Pestë: Parimi i Dytë.

Shejkh Salih el-Feuzan thotë:

Teksti:

Parimi i dytë: Se ata (mushrikët) thonë: “Ne nuk u lutemi dhe nuk u

drejtohemi atyre veçse që të kërkojmë afrim dhe ndërmjetësim (tek

Allahu).” Kështu, që argument kundër kërkimit të afrimit (nëpërmjet

eulijave), është thënia e Tij:

“Dhe ata që marrin për eulija (mbrojtës e ndihmues) të tjerë në vend të

Allahut (thonë): “Ne i adhurojmë ata vetëm që ata të mund të na afrojnë

tek Allahu.” Padyshim që Allahu do të gjykojë mes tyre në lidhje me atë

për çfarë ata patën mosmarrëveshje. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon atë që

është gënjeshtar dhe mohues.” [ez-Zumer, 3]

Dhe argument kundër ndërmjetësimit (nëpërmjet eulijave) është thënia e Tij,

Më të Lartit:

“Dhe ata adhurojnë në vend të Allahut gjëra që as i dëmtojnë e as u bëjnë

dobi dhe thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë tek Allahu.” [Junus, 18]

Dhe ndërmjetësimi është dy llojesh: Ndërmjetësimi i ndaluar dhe

ndërmjetësimi i pranuar. Ndërmjetësimi i ndaluar është ai i cili kërkohet nga të

tjerë veç Allahut, në lidhje me atë që vetëm Allahu është i aftë ta bëjë. Dhe

argument është thënia e Tij, Më të Lartit:

“O ju që besoni! Shpenzoni nga ajo me të cilën Ne ju kemi furnizuar, para

se të vijë një Ditë kur nuk do të ketë as marrëveshje, as shoqëri dhe as

ndërmjetësim. E janë mosbesimtarët ata që janë Dhalimunë (idhujtarë,

zullumqarë, keqbërës).” [el-Bekare, 254]

Kurse ndërmjetësimi i pranuar është ai që kërkohet nga Allahu ndërsa

ndërmjetësuesi është i nderuar me ndërmjetësimin dhe ai që ndërmjetësohet

është dikush që veprat dhe fjalët e tij e kënaqin Allahun, pasi që Ai jep leje,

sikurse thotë Ai, Më i Larti:

“E kush është ai që mund të ndërmjetësojë tek Ai përveç se me Lejen e

Tij?” [el- Bekare, 255]

Shpjegimi:

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!