31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

kthehemi tek Libri (Kur’ani) dhe Suneti dhe nuk kthehemi tek fjalët e filanit

apo filanit. Dhe kjo do të përmendet më pas.

Pjesa e Katërt: Parimi i Parë.

Shejkh Salih el-Feuzan thotë:

Teksti:

Parimi i parë është që ti ta dish se kufarët, mosbesimtarët, të cilët i luftoi

Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, e pranonin se Allahu, më i larti, ishte

Krijuesi dhe Sistemuesi i të gjitha çështjeve, por kjo nuk i futi ata në Islam,

dhe argument është fjala e Tij, më të lartit:

“Thuaj (O Muhamed): Kush ju sjell furnizim nga qielli dhe nga toka dhe

kush është Zotëruesi i të dëgjuarit dhe të shikuarit? Dhe kush e nxjerr të

gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla? Dhe kush është

rregulluesi dhe sunduesi i të gjitha çështjeve? Ata do të thonë: “Allahu.”

Thuaju: A nuk do të keni frikë nga Ndëshkimi i Allahut atëherë (për atë që

i bëni shok Atij në adhurim)?” [Junus, 31]

Shpjegimi:

Parimi i parë: është që ti ta dish se mosbesimtarët që i luftoi Pejgamberi, sallAllahu

‘alejhi ue sel-lem, e pranonin teuhijdin rububije, por, megjithëkëtë, ky

teuhijd nuk i bëri ata që të hynin në Islam dhe ky nuk e ndaloi derdhjen e

gjakut të tyre dhe marrjen e pasurisë së tyre.

Kjo pra dëshmon se teuhijdi nuk është thjesht pranimi i rububijes (pranimin e

ekzistencës së Zotit, dhe pranimi se Ai është Krijuesi, Sunduesi,

Furnizuesi… sh.p.) dhe shirku nuk është vetëm shirk në rububije, porse nuk

ka njeri që të ketë bërë shirk në rububije, përveç më të devijuarve nga krijesat,

ndryshe nga të gjithë popujt që e pranonin/pohonin Teuhijdin Rububije.

Teuhijdi Rububije është pranimi/pohimi që Allahu është Krijuesi, Mbajtësi (i

qiejve dhe tokës dhe krejt çfarë ka në to, sh.p.), Ai që jep jetë, Ai që jep

vdekje, Sistemuesi/Rregulluesi i të gjitha çështjeve. Më shkurt, ai është njësimi

i Allahut në veprat e Tij, i Vetmi i Cili është i pastër nga çdo mangësi dhe më i

larti.

Pra nuk ka njeri që pretendon se është edhe dikush tjetër që krijon bashkë me

Allahun, më të lartin, apo që mban (qiejt dhe tokën) bashkë me Allahun, apo

që jep jetë ose vdekje, përkundrazi, madje edhe mushrikët e pranonin/pohonin

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!