31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

adhurojnë Allahun dhe ta braktisin adhurimin e të tjerëve veç Tij, sikurse Ai,

më i Larti, ka thënë:

“Dhe me të vërtetë që ne kemi dërguar tek çdo Umet (popull) Pejgamberë

(duke u shpallur): Adhuroni vetëm Allahun dhe largohuni Tagutit (krejt

ç’ka adhurohet në vend të Allahut).” [en-Nahl, 36]

Kurse për ligjet dhe gjykimet, ato janë urdhëresat dhe ndalesat, të lejuarat dhe

të ndaluarat, dhe ato ndryshojnë nga njëri popull tek tjetri sipas kërkesave të

tyre. Allah e ligjëron një sheriat dhe më pas e shfuqizon atë me një sheriat

tjetër, derisa më në fund erdhi sheriati i Islamit, dhe ky i shfuqizoi të gjitha

ligjet e mëparshme dhe do të mbetet deri në Orën e Fundit. Sa për bazën

themelore të fesë së profetëve, i cili është teuhijdi, atëherë ky nuk është

shfuqizuar dhe nuk ka për t’u shfuqizuar kurrë. Feja e tyre është një dhe ajo

është feja Islame, që do të thotë sinqeritet ndaj Allahut me teuhijd. Sa për

ligjet, atëherë ato ndryshojnë dhe janë shfuqizuar, e kundërta me teuhijdin dhe

akiden, që nga koha e Ademit e deri tek profeti e fundit. Të gjithë ata thirrën

për në teuhijd dhe në adhurimin e Allahut të vetëm, i cili është bindja ndaj Tij

në çdo kohë, duke i kryer ato që na ka urdhëruar Ai në ligjet e Tij. Kështu që

kur një ligj (sheriat) shfuqizohet atëherë veprimi sipas ligjit (sheriatit)

shfuqizues bëhet adhurim dhe veprimi sipas ligjit të shfuqizuar nuk është

adhurim ndaj Allahut.

Pjesa e Tretë: Pastrimi i

Teuhidit.

Shejkh Salih el-Feuzan thotë:

Teksti:

“Kur ta dish që Allahu të ka krijuar ty për adhurimin e Tij, atëherë dije se

adhurimi nuk do të konsiderohet i tillë, nëse ai nuk shoqërohet me teuhijd, ashtu

sikurse namazi nuk konsiderohet namaz, nëse ai nuk shoqërohet me pastrim

(tahera). Kështu që, kur shirku hyn në adhurim, ai e prish atë, ashtu sikurse

papastërtia e shfuqizon pastrimin.”

Shpjegimi:

“Kur ta dish që Allahu të ka krijuar ty për adhurimin e Tij”: do të thotë kur

ta njohësh ajetin:

“Dhe Unë nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit, përveç që ata të më

adhurojnë Mua (të Vetëm).” [edh-Dharijat, 56]

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!