31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Pjesa e Dytë: Shpjegimi i

Hanifijes.

Shejkh Salih el-Feuzan thotë:

Teksti:

Dije, Allahu të udhëzoftë në bindjen ndaj Tij, se Hanifije është feja e Ibrahimit:

Ajo është që ti ta adhurosh Allahun duke e bërë fenë të pastër për Të, sikurse

Ai thotë:

“Dhe Unë nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit, përveç që ata të më

adhurojnë Mua (të Vetëm).” [edh-Dharijat, 56]

Shpjegimi:

“Dije, Allahu të udhëzoftë në bindjen ndaj Tij”: Kjo është një lutje nga

Shejkhu, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, dhe është e nevojshme për mësuesin që

të lutet për nxënësin e tij. Dhe kuptimi i bindjes ndaj Allahut është bindja ndaj

urdhrave të Tij dhe shmangja nga ato që Ai i ka ndaluar.

“Hanifijeh është feja e Ibrahimit”: Allahu ‘Azze ue Xhel, e urdhëroi Profetin e

Tij që të ndjekë fenë e Ibrahimit. Ai, më i Larti, ka thënë:

“Ndiqe fenë Hanifeh të Ibrahimit (adhurimi i Allahut të Vetëm) dhe ai nuk

ishte prej Mushrikëve.” [en-Nahl, 123]

El-Hanifijeh është feja e el-Hanif, i cili është Ibrahimi. Hanif është ai që e

pranon Allahun me zemrën e tij, me veprat e tij dhe me qëllimet e tij, duke i

bërë këto të gjitha për Allahun, dhe e refuzon çdo gjë tjetër veç Tij. Dhe Allahu

na ka urdhëruar që ta ndjekim fenë e Ibrahimit:

“Dhe Ai nuk ka vënë mbi ju ndonjë mundim në fe; është feja e babait tuaj,

Ibrahimit.” [el-Haxh, 78]

Dhe feja e Ibrahimit, el-Hanifije është: “Që ti ta adhurosh Allahun duke e

bërë fenë të pastër për Të.” Ai nuk tha vetëm: “Që ti ta adhurosh Allahun”

porse ai tha: “duke e bërë fenë të pastër për Të”, që do të thotë se ti po

largohesh nga shirku, sepse kur adhurimi është i përzier me shirk, ai bëhet i

pavlerë. Dhe nuk konsiderohet si adhurim në qoftë se ai nuk është i pastër nga

shirku i madh dhe shirku i vogël. Sikurse Ai, më i Larti, ka thënë:

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!