31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

të duruar kur sprovohen, dhe prej atyre që kërkojnë falje kur bëjnë gjynah, sepse

vërtet këto janë tri shenjat e lumturisë.”

Shpjegimi:

Ky është libri “el-Kaua’idul-Erba” (Katër Parimet), të cilin e ka shkruar

Shejkhul-Islam Muhamed Ibn Abdul- Uehab, Allahu pastë mëshirë ndaj tij. Kjo

është një broshurë e shkurtër dhe vjen menjëherë pas librit “Tri Parimet

Themelore”, nga aspekti i domosdoshmërisë që ka kjo broshurë për t’u

përvetësuar nga nxënësit e dijes.

Kauaid (parimet) është shumësi i fjalës Kaideh (parim), dhe ky është themeli

prej të cilit dalin shumë çështje apo degëzime. Dhe kuptimi i përgjithshëm i

këtyre katër parimeve që i ka përmendur Shejkhu, Allahu pastë mëshirë ndaj

tij, është dija dhe njohja e teuhijdit dhe shirkut.

Cili është pra parimi i teuhijdit? Dhe cili është parimi i shirkut? Kjo, për shkak

se shumë njerëz kanë devijuar tek këto dy çështje. Ata pra kanë devijuar për sa

i përket kuptimit të teuhijdit dhe shirkut, ku çdo person i shpjegon ato sipas

qejfit të vet.

Megjithatë, ajo çfarë është obligim është që të kthehemi tek Kur’ani dhe Suneti,

në mënyrë që ky besim të jetë i saktë dhe i pastër, i nxjerrë nga Libri i Allahut

dhe Suneti i Pejgamberit të Tij, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, e veçanërisht tek

këto dy çështje të teuhijdit dhe shirkut.

Dhe Shejkhu, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, nuk i ka përmendur këto parime

nga vetja apo nga mendimet e tija, ashtu siç bëjnë shumë prej atyre që kanë

devijuar, por, më saktë, i ka nxjerrë këto parime nga Libri i Allahut dhe Suneti

dhe historia e të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Kështu që,

kur t’i mësosh e t’i kuptosh këto parime, do të jetë e lehtë pastaj që të fitosh

dije dhe njohje mbi teuhijdin, arsyen përse Allahu dërgoi Pejgamberët e Tij dhe

përse shpalli Librat e Tij, si dhe dije dhe njohje për shirkun kundër të cilit

tërhoqi vëmendjen Allahu dhe shpjegoi rrezikun dhe dëmin e tij në këtë botë

dhe në botën Tjetër. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme, më saktë, dija

rreth tij është më e obligueshëm sesa dija rreth rregullave të namazit, zekatit,

dhe formave të tjera të adhurimit dhe asaj çka mbetet nga çështjet e dynjasë.

Kjo për arsye se namazi, zekati, haxhi dhe të tjera forma të adhurimit nuk janë

të sakta, nëse ato nuk janë ndërtuar mbi themelin e akijdes së saktë, e cila

është teuhijdi i pastër e i sinqertë për Allahun ‘Azze ue Xhel.

Dhe ai, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, u ka paraprirë këtyre katër parimeve me

një prezantim madhështor, i cili përmban një lutje për nxënësit e dijes dhe një

tregues për atë çfarë do të thotë ai.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!