31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Zbatoni besëlidhjen e Allahut, kur ta merrni

mbi vete dhe mos e thyeni betimin, pasi ta keni bërë atë, sepse Allahun e

keni bërë dorë-zënësin tuaj; vërtet, Allahu e di se çfarë bëni ju.” (En-Nahl

16:91)

Burejdeh ibnul-Husejb radijAllahu ‘anhu transmeton: “Sa herë që i Dërguari

Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem caktonte ndonjërin si udhëheqës të një

ushtrie apo ekspedite, ai e këshillonte të kishte frikë Allahun, dhe të tregohej i

mirë me Mulsimanët që kishte me vete. Ai i thonte: “Filloni luftën me emrin e

Allahut, për çëshjten e Allahut, dhe luftoni ata që mohojnë Allahun.

Luftoni dhe mos merrni padrejtësisht nga plaçka e luftës, as mos thyeni

marrëveshjet, as mos i gjymtoni trupat e të vdekurve, as mos vrisni

fëmijë. Kur të takoni armikun, që janë politeistët, ftoji ata në tre

alternativa. Në qoftë se i përgjigjën ndonjërës pozitivisht, pranoje atë nga

fjalët e tyre dhe mos e vazhdo më tej luftën. Ftoji ata të pranojnë Islamin.

Në qoftë se bien dakord të pranojnë Islamin, kërkoji atyre t’i braktisin

shtëpitë e tyre dhe të shpërngulen në tokat e Muhaxhirëve. Thuaju atyre

se pas shpërnguljes do t’u jepen të gjitha të drejtat dhe obligimet e

Muhaxhirëve. Në qoftë se refuzojnë të migrojnë atëherë bëja të qartë se

ata do të kenë pozitën e beduinëve Musliman dhe do ti nënshtrohen

urdhërave të Allahut sikur Muslimanët tjerë por nuk do të marrin pjesë

nga plaçka e luftës apo kthimet e luftës perveç në qoftë se marrin pjesë në

luftë ne krah të Muslimanëve. Në qoftë se nuk pranojnë Islamin, imponoju

Xhizjen (një taksë që i merret jo muslimanëve nga Shteti Islam për

mbrojtjen e tyre) dhe në qoftë se binden, atëherë frenoji duart prej tyre.

Por në qoftë se refuzojnë (të paguajnë Xhizjen) atëherë kërko ndihmë nga

Allahu dhe luftoji ata. Kur të rrethosh një fortesë dhe të rrethuarit të

luten për mbrojtje në Emër të Allahut dhe të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu

‘alejhi ue sel-lem), mos i jep atyre siguri nga Allahu dhe i Dërguari i Tij

(sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) por jepi atyre siguri në emër tënd dhe në

emër të shokëve të tu. Sepse është gjynah më i vogël të shpërfillet siguria

e dhënë nga ti dhe shokët tuaj se sa siguria e dhënë në Emër të Allahut

dhe të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Kur të rrethoni një

fortesë dhe të rrethuarit duan t’i lësh të dalin jashtë në përputhje me

urdhërin e Allahut, mos i lër ata të dalin me urdhërin e Tij, por bëje këtë

me urdhërin tënd, pasi ti nuk e di a do jesh në gjëndje ta zbatosh urdhërin

e Allahut në lidhje me ta.” [Muslimi (1731), Ebu Daudi (2612, 2613), Et-

Tirmidhi (1617), Ibn Maxhe (4858) dhe Ahmedi në El-Musned (5/352, 358)]

Kapitulli gjashtëdhjetë e katër: Betimi

dhe Zotimi (detyrues) mbi Allahun.

Xhundub bin Abdullah radijAllahu ‘anhu transmeton se i Dërguari Allahut sallAllahu

‘alejhi ue sel-lem ka thënë: Një burrë tha: “Pasha Allahun! Allahu nuk

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!