31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

zemëruar me ata, i ka mallkuar dhe u ka përgatitur Xhehenemin; eh, sa

vend i shëmtuar që është ai!” (El-Fet’h 48:60)

Ibn El-Kajim RahimehUllah ka thënë në lidhje me ajetin e parë: “Mendimi i

injorancës shpjegohet si kuptim që All-llahu nuk do t’i ndihmojë të Dërguarit të

Tij sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe misioni i tij shumë shpejt do të zhduket.

Gjithashtu shpjegohet si kuptim se vuajtjet qe ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)

pësoi nuk ishin si Paracaktim i All-llahut dhe Urtësisë së Tij. Prandaj

shpjegohet si mohimi i Urtësisë dhe Paracaktimit dhe mohim i shpalljes së të

Dërguarit të Tij sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, që do të kompletohej dhe do të

mbizotëronte mbi fetë tjera. Kto ishin mendimet e këqija në mendjet e

Munafikëve (hipokriteve) dhe Mushrikëve (politeistëve) të cilët përmenden në

suren E-Fet’h si Su’-uz-Zan (mëndime të mbrapshta). Su’-uz-Zan (mendimet

e mbrapshta) janë kundër asaj qe i ka hije Më të Përsosurit. As nuk i kanë hije

Urtësisë së Tij as Lavdërimit dhe as Premtimit të Tij të vërtetë. Ç’do person që

mendon se gënjeshtra (shejtani, politeizmi etj.) do të mbizotërojnë mbi të

vertetën (Monoteizmin Islam) vazhdimisht dhe do të shkaktojë që e verteta të

zhduket; apo kush mohon se gjërat ndodhin nga Vendimi i All-llahut dhe

Paracaktimi i Tij; apo kush mohon një Urtësi mbizotëruese pas Vendimit të Tij

që meriton të lavdërohet dhe mendon se ajo është shkak i një dëshire arbitrare

pa qëllim; kto jane mendimet e atyrë që nuk besuan. Mjerë për ata që nuk

besojnë dënimin e Xhehnemit.

Shumë njerëz mendojnë më të keqen për All-llahun në lidhje me atë ç’farë i

ndodh atyre ne veçanti dhe ç’farë bën Ai me të tjerët. Askush nuk është i

ruajtur nga kjo, perveç atyre që me të vërtetë e njohin All-llahun dhe Emrat e

Tij dhe Cilësitë e Tij, dhe domosdoshmërinë e Urtësisë dhe Lavdërimit të Tij.

Inteligjenti, pranuesi i këshillës së mirë le të shikojë me kujdes veten e tij për

këtë çështje dhe le të pendohet tek All-llahu dhe t’i përgjërohet për Mëshirën e

Tij pasi ka ushqyer mendimin më të keq për Zotin e Tij. Në qoftë se do t’i vereni

me kujdes (këta individë), ju do të shikoni tek ata stres dhe mërzitje për atë që

All-llahu i ka caktuar, duke fajesuar dhe duke gjetur gabime në të, përndryshë

do të ishtë më mirë kështu e ashtu. Në këtë mendim, disa janë në një masë më

të vogël e disa në një masë më të madhe. Shqyrtoni veten tuaj: A jeni të lirë nga

këto mendime? Në qoftë se jeni ruajtur nga kjo, ju keni shpëtuar nga një

fatkeqësi e madhe. Por në qoftë se jo, unë nuk mund t'ju konsideroj të

shpëtuar.”

Kapitulli gjashtëdhjetë: Ai i cili mohon

Kaderin (Caktimin Hyjnor)

Ibn Omeri radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Pasha Atë (All-llahun) në dorën e të

Cilit është shpirti i Ibn Omerit, në qoftë se dikush posedon sasi floriri sa

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!