31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

thuaju: “Prapësojeni vdekjen nga vetja, nëse flisni të vërtetën!” (Al-‘Imran

3:168)

Ebu Hurejre radijAllahu ‘anhu transmeton se i Dërguari All-llahut sal-lAllahu

‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kërkoni me kujdes atë që ju bën dobi (në botën

tjetër) dhe kërkoni ndihmë vetëm nga All-llahu dhe mos i humbni zemrat

tuaja. Në qoftë se ju ndodh ndonjë fatkeqësi mos thoni: ‘Sikur të kisha

vepruar në këtë apo atë mënyrë, do të kishte ndodhur kështu apo ashtu’

por thoni: ‘All-llahu e ka caktuar këtë dhe ç’farë do Ai bëhet.’ Me të

vërtetë ‘në qoftë se apo sikur’ i hap rrugën punës së shejtanit.” [Muslimi

(2664) dhe Ahmedi (2/366, 370)]

Kapitulli pesëdhjetë e tetë: Ndalimi i

mallkimit të Erës.

Transmetohet nga Ubej bin Ka’b radijAllahu ‘anhu se i Dërguari All-llahut sallAllahu

‘alejhi ue sel-lem ka thënë: Mos e mallkoni Erën. Nëse shikoni atë që

nuk ju pëlqen atëherë thoni: “O Allah, kërkojmë nga Ti të mirën e kësaj ere

dhe të mirën e asaj që është në të dhe të mirën që është urdhëruar të

sjellë me vete. Kërkojmë mbrojtjen Tënde, nga e keqja e kësaj ere dhe të

keqen e asaj që është në të dhe të keqen që është urdhëruar të sjellë me

vete.” [Et-Tirmidhi (2253) dhe Ahmedi (5/123)]

Kapitulli pesëdhjetë e nëntë: Ndalimi i

mendimeve të këqija për All-llahun.

All-llahu i Plotfuqishëm thotë: “Pastaj, pas dëshpërimit tuaj, (Allahu) ju

dërgoi qetësinë – një gjumë, që kaploi një grup prej jush. Kurse grupi

tjetër (hipokritët) kujdesej vetëm për veten, duke menduar për Allahun të

pavërtetën, ashtu si mendonin paganët. Ata thoshin: “Ku është fitorja që

na ishte premtuar?” Thuaju (o Muhamed!): “Të gjitha janë në dorë të

Allahut!” Ata fshehin në vete atë që nuk duan të ta shfaqin ty. Ata

thoshin: “Sikur të pyeteshim ne për këtë gjë, nuk do të vriteshim këtu”.

Thuaju: “Edhe sikur të kishit qenë nëpër shtëpitë tuaja, prapëseprapë

atyre që u është shkruar të vriten, do të dilnin në vendin e vrasjes.”

Allahu e bëri këtë për të provuar atë që keni në kraharorët tuaj dhe për

t’ju pastruar atë që keni në zemrat tuaja. Vërtet, Allahu e di mirë se

ç’keni në zemër.” (Al ‘Imran 3:153)

All-llahu më i Lartësuari thotë: “Gjithashtu, (Ai e bëri këtë) për t’i

ndëshkuar hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët e idhujtaret, që mendojnë

keq për Allahun. Radha e fatkeqësisë le t’i godasë ata! Allahu është

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!