31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Kapitulli dyzetë e nëntë: Të thuash: “Kjo

pasuri është si rezultat i punës dhe dijes

sime” është kundër Teuhidit.

All-llahu i Plotfuqishëm thotë: “Nëse pas fatkeqësisë, Ne i japim atij që të

shijojë nga mirësitë Tona, ai me siguri, do të thotë: “Këtë e meritoj! Unë

nuk besoj se do të vijë Ora (e Kiametit), por, edhe nëse kthehem te Zoti

im, sigurisht që Ai do të më japë shpërblimin më të mirë.” Në të vërtetë,

Ne do t’i njoftojmë mohuesit për atë që kanë bërë dhe do t’i bëjmë të

shijojnë një dënim të ashpër.” (Fussilet 41:50)

Muxhahidi RahimehUllah e komenton ajetin: “(Fjalët ‘Hedhe li’ kanë kuptim)

kjo është si rezultat i punës time dhe unë e meritoj atë.”

Ibn Abasi radijAllahu ‘anhu ka thënë: “(që do të thotë) ajo që është me

mua.”

Dhe Fjala e All-llahut, më të Lartit: Ai (Karuni) tha: “Kjo më është dhënë

vetëm prej diturisë sime.” (El-Kasas 28:78)

Katade RahimehUllah ka thënë (në lidhje me ajetin): “Kjo pasuri më është

dhënë mua për shkak të meritës sime dhe përvojës në fitim.”

Të tjerët (Dijetarët) kanë thënë: “Për shkak të njohurive nga All-llahu që

unë veçanërisht i kam merituar prej Tij.”

Dhe ky është kuptimi i thënies së Muxhahidit: “Kjo më është dhuruar mua

për shkak të rangut të lartë.”

Ebu Hurejre radijAllahu ‘anhu transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allllahut

sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke thënë: “All-llahu deshi të provojë tre

Izraelitë të cilët ishin: një lebroz, një i verbër dhe një tullac.” Kështu, Ai i

dërgoi atyre një engjëll, i cili erdhi së pari tek njeriu lebroz dhe i tha: “Çfarë

dëshiron më shumë?” Ai u përgjigj: “Ngjyrë të mirë dhe lëkurë të bukur,

sepse njerëzit kanë neveri nga unë.” Engjëlli e preku dhe sëmundja e tij u

shërua, dhe atij iu dha një ngjyrë e mirë dhe lëkurë e bukur. Engjëlli i tha:

“Çfarë lloj pasurie të pëlqen më shumë?” Ai u përgjigj: “Deve ose lopë” -

Is’haku transmetuesi nuk është i sigurtë. Kështu që atij (dmth të lebrosurit)

iu dha një deve me barrë, dhe engjëlli i tha (atij): “All-llahu të begatoftë në

të.” Engjëlli pastaj shkoi tek njeriu tullac dhe i tha: “Çfarë gjëje të pëlqen më

shumë?” Ai i tha: “Mua më pëlqejnë floket e bukur dhe shpresoj të

shërohem nga kjo sëmundje pasi njerëzit ndjejnë neveri nga unë.” Engjëlli

e preku dhe sëmundja e tij u shërua, dhe atij iu dhanë flokë të bukur. Engjëlli

e pyeti: “Çfarë lloj pasurie të pëlqen më shumë?” Ai u përgjigj: “Lopë ose

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!