31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Të bëtohem në Allahun ndërsa

them një gënsheshtër është me e dashur për mua se sa të betohem në

diçka tjetër perveç Tij duke thënë të vërtetën.” [El-Hajthemi ka thënë në

Maxhma‘ Ez-Zaua’id (4/177): “Ky hadith percillet nga Et-Taberani në El-

Mu’xham El-Kebir dhe transmetuesit e hadithit janë ndër transmetuesit e

El-Buharit në Sahihun e tij.”]

Hudhejfe radijAllahu ‘anhu transmeton se i Dërguari Allahut sal-lAllahu ‘alejhi

ue sel-lem ka thënë: “Mos thuaj: ‘Në dashtë Allahu dhe në dashtë filani’ por

thuaj ‘Në dashtë Allahu dhe pastaj në dashtë filani.’” [Ebu Daudi (4980) dhe

Ahmedi në El-Musned (5/384)]

Ibrahim Nakh’i RahimehUllah ka thënë: Është e urryer që dikush të thotë:

“Kërkoj mbrojtje nga Allahu dhe nga ti,” por është e lejueshme të thuhet:

“Kërkoj mbrojte tek Allahu së pari dhe pastaj tek ti.” Ai tha, “Thuaj: ‘Në

qoftë se nuk do Allahu dhe pastaj filani’ dhe mos thuaj ‘Në qoftë se nuk do

Allahu dhe filani.’”

Gjithsesi, Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem lejon të shoqërohet krijesa me

Krijuesin nga lidhja ‘pastaj‘ që paraqet vazhdimsinë. Ajo që u tha më sipër nga

En-Nakh’i RahimehUllah ka të njëjtin kuptim si hadithi.

Ligjërisht, të kërkohet mbrojtje ndaj krijesës është e kufizuar vetëm për të

gjallin që mund të ndihmojë, jo për të vdekurin që nuk mund të bëjë asgjë.

Kështu që është e palejueshme (e ndaluar) të thirret apo lutet i vdekuri për të

përfituar apo bërë diçka.

Kapitulli dyzetë e tre: Ҫfarë thuhet për

atë që nuk mjaftohet me betimin për

Allahun.

Ibn Omeri radijAllahu ‘anhu transmeton se i Dërguari Allahut sal-lAllahu

‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mos u betoni në etërit tuaj. Kushdo që betohet

për Allahun, le të thotë të vërtetën. Dhe ai të cilit dikush i betohet për

Allahun, duhet të jetë i kënaqur (të mjaftohet) me të dhe kushdo që nuk

është i kënaqur, nuk është nga robërit e Allahut.” [Ibn Maxhe (2101)]

Kapitulli dyzetë e katër: Si është të

thuash “Çfarë të dojë Allahu dhe çfarë

të dojë i Dërguari Allahut sal-lAllahu

‘alejhi ue sel-lem.”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!