31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

bin El-Ashraf.” Pastaj të dy shkuan te Omeri radijAllahu ‘anhu. Njëri nga ata i

tregoi çfarë kishtë ndodhur kështu që ai pyeti tjetrin i cili nuk ishtë i kënaqur

të shkonte te Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “A është kështu (çfare tha

tjetri)?” Ai tha: “Po.” Pastaj ai (Omeri radijAllahu ‘anhu) e goditi atë me

shpatën e tij dhe e vrau.

Kapitulli dyzetë: Cilido që mohon ndonjë

Emër apo Cilësi të Allahut.

Allahu me i Lartësuari thotë: “...ndërkohë që ata nuk besojnë të

Gjithëmëshirshmin (Allahun). Thuaju: “Ai është Zoti im! La ilahe il-la

Huve (askush nuk ka të drejtë, nuk meriton e nuk duhet të adhurohet

përveç Tij)! Tek Ai unë jam mbështetur dhe tek Ai do të jetë kthimi im me

pendim.” (Er-Ra‘d 13:30)

Transmeton Aliu radijAllahu ‘anhu: “Ju duhet t’i flisni njerëzve në një

mënyrë që ata ta kenë të lehtë të kuptojnë. A do donit ju që Allahu dhe i

Dërguari i Tij sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të mohohen?” [El-Buhari (127)]

Abdur-Rezak transmeton nga Ma’mari nga Ibn Tavus nga babai i tij se Ibn

Abasi radijAllahu ka treguar: Ai (Ibn Abas) shikoi një njeri duke e goditur

këmbën e tij në menyrë kundërshtuese kur ai dëgjoi një hadith të Profetit sallAllahu

‘alejhi ue sel-lem në lidhje me Cilësitë e Allahut. Pastaj ai (Ibn Abasi)

tha: “Çfare lloj frike kane këta njerëz!? Ata e gjejnë në ajete krejtesisht të

qarta atë çfarë kanë frikë dhe shkojnë drejt shkatërrimit nga ajete që

sjane krejtësisht të qarta (në të cilat kërkojnë interpretime devijuese).”

Kur Kurejshët e dëgjuan të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të

përmend Er-Rahman, ata e mohuan këtë Cilësi. Ishtë në këtë rast që Allahu i

Plotfuqishëm zbriti ajetin: “Ata nuk besojnë të Gjithëmëshirshmin

(Allahun).” (Er-Ra‘d 13:30)

Kapitulli dyzetë e një: Të njohësh

Mirësitë e Allahut dhe ti mohosh ato

është mosbesim.

Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Ata e shohin dhe e dallojnë qartë Mirësinë e

Allahut, por prapëseprapë ata nuk e pranojnë atë dhe shumica e tyre janë

mohues e mosbesimtarë.” (En-Nahl 16:83)

Muxhahidi RahimehUllah ka thënë: Sikur thënia e një burri që: “Pasuria është

e imja. E kam trashëguar nga të parët e mi.”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!