31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Allahu më i Lartësuari thotë: “A nuk i ke parë ti (o Muhamed!) ata

(hipokritë) që pohojnë se kanë besuar në atë që të është shpallur ty dhe

profetëve të tjerë para teje? Ata kërkojnë gjykimin e zotave të rremë,

ndërkohë që janë urdhëruar t’i mohojnë ato. Djalli dëshiron që t’i nxjerrë

ata krejtësisht nga udha e drejtë. Po kur u thuhet atyre: “Ejani tek ajo që

ka shpallur Allahu dhe tek i Dërguari”, i sheh hipokritët se si largohen

prej teje me neveri. Si do të jetë gjendja e tyre kur t’i godasë fatkeqësia,

për shkak të asaj që vetë kanë punuar e të vijnë te ti, duke u betuar në

Allahun e duke thënë: “Ne kemi dashur vetëm të bëjmë mirësi dhe

pajtim”?! (En-Nisa 4:60-62)

Ai i Plotfuqishmi thotë: “Kur u thuhet: “Mos bëni çrregullime në tokë!” - ata

thonë: “Ne bëjmë vetëm përmirësime në tokë!” (El-Bekare 2:11)

Allahu më i Lartësuari thotë: “Dhe mos bëni çrregullime në Tokë, pasi është

vënë rregulli, ndërsa Atij lutjuni me frikë dhe shpresë. Vërtet, mëshira e

Allahut është afër punëmirëve.” (El-A‘raf 7:56)

Allahu i Plotfuqishëm thotë: “A mos kërkojnë ata gjykimin (me ligjin) e

(kohës së) injorancës (paganizmit paraislamik)?! E kush është gjykatës më

i mirë se Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm?” (El-Ma’ide 5:50)

Abdullah bin Amr bin El-Aas radijAllahu ‘anhu transmeton se i Dërguari

Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Askush nga ju nuk ka besuar

në të vërtetë për derisa dëshirat e tij të mos jenë në përputhje me atë që

më është shpallur mua.”

En-Neveviu RahimehUllah ka thënë: “Ky është hadith Sahih i regjistruar në

Kitab El-Huxhah me një zinxhir transmetimi të saktë.” [Shiko El-Arba’un

En-Neueuijeh (Dyzet Hadithet e përmbledhuar nga En-Neveviu) fq.48.]

Sha’bi RahimehUllah ka thënë: “Një çifut dhe një munafik (hipokrit) patën

një mosmarrveshje.” Çifuti tha: “Le të na gjykojë Muhamedi sal-lAllahu

‘alejhi ue sel-lem; pasi ai e dinte se ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk

pranonte rryshfet.” Hipokriti tha: “Le të na gjykojnë çifutët”, sepse ai e

dinte se ata marrin rryshfet. Kështu, ata ranë dakord ta gjykojnë çështjen e

tyre tek një falltor në Xhuhejneh. Për këtë rast u shpall ajeti gjashtëdhjetë (60)

i sures En-Nisa: “A nuk i ke parë ti (o Muhamed!) ata (hipokritë) që pohojnë

se kanë besuar në atë që të është shpallur ty dhe profetëve të tjerë para

teje? Ata kërkojnë gjykimin e zotave të rremë, ndërkohë që janë

urdhëruar t’i mohojnë ato. Djalli dëshiron që t’i nxjerrë ata krejtësisht nga

udha e drejtë.”

Gjithashtu thuhet se ajeti i mësipërm është shpallur kur dy burra nuk ranë

dakord mbi një çështje; dhe njëri nga ata tha: “Le të shkojmë të na gjykojë

Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” por tjetri i tha: “Le të shkojmë te Ka’b

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!