31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Kapitulli tridhjetë e shtatë: Është formë

Shirku të bësh një vepër (të drejtë) për

qëllim të kësaj bote.

Allahu më i Lartësuari thotë: “Atyre që duan jetën e kësaj bote dhe bukuritë

e saj, Ne do t’ua shpërblejmë krejtësisht punët e tyre dhe në të nuk do t’u

lihet gjë mangët. Këta janë ata për të cilët në botën tjetër nuk do të ketë

kurrgjë, përveç zjarrit. Do t’u shembet çdo gjë që kanë bërë në këtë jetë

dhe do t’u zhvlerësohet ajo që kanë punuar.” (Hud 11:15-16)

Ebu Hurejre radijAllahu ‘anhu transmeton se i Dërguari Allahut sal-lAllahu

‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Lëre shërbëtorin e Dinarit dhe Dirhemit, dhe

Khamisa (dmth para dhe rroba luksoze) të humbasë pasi ai është i kënaqur

në qoftë se këto gjëra i janë dhënë atij, dhe nëse jo, ai është i pakënaqur.

Le një person i tillë të vdesë dhe të rikthehet, dhe në qoftë se ai theret

me një gjemb, le të mos gjejë askënd për t’ia hequr atë. Tuba (të gjitha

llojet e lumturisë, ose një pemë në Xhennet) eshtë për atë që i mban

frenat e kalit të tij dhe lufton në rrugën e Allahut, me flokët e tij të

çrregullt dhe këmbët e mbuluar me pluhur; në qoftë se ai është i emëruar

në pararojë, ai është krejtësisht i kënaqur me postin e tij të Ruajtjes, dhe

nëse ai është i emëruar në praparojë, ai e pranon postin e tij me kënaqësi;

(ai është kaq i thjeshtë dhe jo ambicioz), sa që po të kërkojë leje (para një

sundimtari), atij nuk i pranohet, dhe nëse ai ndërmjetëson, ndërmjetësimi

i tij nuk pranohet (për shkak të thjeshtësisë së tij).” [El-Buhari (2887)]

Kapitulli tridhjetë e tetë: Kush i bindet

dijetarëve dhe sunduesve, që ndalojnë

atë që Allahu e ka bërë të lejueshme dhe

lejojnë atë që Ai e ka ndaluar, sigurisht i

ka marrë ato si Zota (pos Allahut).

Ibn Abasi radijAllahu ‘anhu ka thënë: “(Mund të ndodhë që) Së shpejti mund

të bien gurë nga qielli mbi ju! Unë ju them: ‘I Dërguari i Allahut sal-lAllahu

‘alejhi ue sel-lem ka thënë…’ dhe ju më thoni: ‘Ebu Bekri dhe Omeri

radijAllahu ‘anhum kanë thënë!?”

Ahmed Ibn Hanbeli RahimehUllah ka thënë: Jam i habitur me disa njerëz që e

dinë zinxhirin e transmetimit (të një hadithi) dhe autenticitetin e tij por

megjithatë ndjekin mendimin e Sufjanit (Eth-Theuri), ndërsa Allahu më i Larti

thotë: “Dhe le të kenë mendjen ata të cilët nuk pajtohen me urdhërin e të

Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - Sunetin e tij, me rrugën e tij,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!