31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ebu Hurejre radijAllahu ‘anhu transmeton se i Dërguari Allahut sal-lAllahu

‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dy çështje në mesin e njerëzve arrijnë në

mosbesim: sulmimi ose shpifja ndaj dikujt për prejardhjen e tij, dhe

mbajtja zi për të vdekurit.” [Muslimi (67)]

Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu transmeton se i Dërguari Allahut sal-lAllahu

‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ai i cili godet faqet, tërheq rrobat dhe thërret

ose ndjek mënyrat dhe traditat e ditëve të injorancës, nuk është prej

nesh.” [El-Buhari (1294) dhe Muslimi (103)]

Enesi radijAllahu ‘anhu transmeton se i Dërguari Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue

sel-lem ka thënë: “Sa herë që Allahu ia do të mirën robit të Tij, Ai e

shpejton ta dënojë atë në këtë jetë, dhe kur ai dëshiron të keqen robit të

Tij, Ai e mban ndëshkimin për mëkatet e tij, derisa ai të vijë para Tij në

Ditën e Gjykimit.” [Et-Tirmidhi (2398) Ahmedi (4/87), dhe El-Hakimi (1/349)]

Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Madhështia e shpërblimit

është e lidhur me madhështinë e provës. Kur Allahu e do një popull, Ai e

vë ata në provë. Kushdo që është pranues i saj do të ketë pranimin e

Allahut dhe kushdo që është i pakënaqur dhe nuk e pranon atë do të fitojë

pakënaqësinë e Allahut.” [Et-Tirmidhi (2398) dhe Ibn Maxhe (4021). Et-

Tirmidhi e klasifikon Hasen]

Kapitulli tridhjetë e gjashtë: Ndalimi për

t’u dukur.

Allahu më i Lartësuari thotë: “Thuaj (O Muhammed): “Unë jam vetëm një

vdekatar si ju, që më është shpallur se Zoti juaj është një Zot i Vetëm.

Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira

dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!” (El-Kehf 18:110)

Ebu Hurejre radijAllahu ‘anhu transmeton se Allahu i Plotfuqishëm ka thënë:

“Unë Jam më i Pavaruri dhe i Lirë nga nevoja për të pasur

bashkëpunëtorë. Kushdo që kryen një vepër duke më shoqëruar Mua

partnerë, Unë do ta lë atë me ato që ai më shoqëron Mua (Shirk).” [Muslimi

(2985), Ahmedi (2/301, 435), Ibn Maxhe (4202) dhe Ibn Khuzejmeh (938)]

Ahmedi RahimehUllah transmeton hadithin në vijim (Marfu’) nga Ebu Seid El-

Khudri radijAllahu ‘anhu se Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “A

mos t’ju tregoj se çfarë më frikëson më shumë për ju se Dexhalli?”

Sahabet radijAllahu ‘anhum i thanë: “Patjetër o i Dërguari Allahut sallAllahu

‘alejhi ue sel-lem.” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Shirku i

fshehtë, një person e zbukuron namazin e tij kur e di se të tjerët po e

shohin.” [Ibn Maxhe (4204) dhe Ahmedi në El-Musned (3/30)]

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!