31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Kapitulli tridhjetë e katër: Të ndjehesh i

sigurtë ndaj Planit të Allahut

kundërshton Teuhidin.

Allahu më i Lartësuari thotë: “A mos e ndjenë veten të sigurt kundër Planit

të Allahut? Askush nuk është i sigurt ndaj Planit të Allahut, përveç

popullit të humbur (të dënuar me shkatërrim).” (El-Araf 7:99)

Ai i Plotfuqishmi thotë: “E kush mund ta humbë shpresën nga mëshira e

Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur”?! (El-Hixhr 15:56)

Ibn Abasi radijAllahu ‘anhu transmeton: “I Dërguari Allahut sal-lAllahu

‘alejhi ue sel-lem është pyetur në lidhje me gjynahet e mëdha atëherë ai

sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha:

1. T’i bësh ortak Allahut.

2. Të humbësh shpresën nga lehtësimi i Allahut.

3. Të ndjehesh i sigurtë nga Plani i Allahut.”

Abdur-Rezak transmeton nga Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu se Profeti sallAllahu

‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nga gjynahet e mëdha më i madhi është

Shirku – t’i bësh të barabartë Allahut, të ndjehesh i sigurtë ndaj Planit të

Allahut, të humbësh shpresën në Mëshirën e Allahut, dhe të humbësh

shpresën nga lehtësimi i Allahut.”

Kapitulli tridhjetë e pesë: Një pjesë e

Imanit (besimit) në Allahun është

vetëpërmbajtja në atë që ka caktuar

Allahu.

Allahu i Plotufiqishëm thotë: “Asnjë fatkeqësi nuk bie, por veçse me Lejen e

Allahut dhe kushdo që beson Allahun, Ai e udhëzon zemrën e tij (drejt

Besimit të vërtetë dhe çfarë ka ndodhur tashmë për të është nga Kaderi

(caktimi) i Allahut) dhe Allahu është i Gjithëditur për çdo gjë.” (Et-Tagabun

64:11)

Alkameh RahimehUllah ka thënë: “Ai (personi i përmendur në ajetin e

mësipërm) është njeriu i cili, kur goditet nga një e keqe, e di se ajo është

prej Allahut, e pranon atë dhe i nënshtrohet Atij.”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!