31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

perveç Teje nuk e ndalon të keqen! Nuk ka fuqi e as force perveç se në

Ty.” [Ebu Daudi (3719)]

Transmetohet nga Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu në një hadith Marfu’: “Et-

Tijarah është shirk, Et-Tirajah është shirk. Nuk ka asnjë në mesin tonë që

nuk ka në zemrën e tij një ndjesi për Et-Tijarah. Por Allahu më i Larti, nga

besimi i madh në Të, ia largon atë.” Dhe thuhet se pjesa e fundit e hadithit

ështe thënë nga Ibn Mesudi. [Ebu Daudi (3910) dhe Et-Tirmidhi (1614) ka

thënë është hasen sahih.

Ahmedi transmeton nga Ibn Amr radijAllahu ‘anhu: “Kushdo qe kthehet

prapa nga Et-Tijarah (ogur i zi) ka bërë shirk.” Ata e pyetën: “Çfarë duhet

thënë për të shlyer një gjynah të tillë?” Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sellem

u përgjigj: “Të thuhet: ‘O Zoti im, nuk ka të mirë perveç të mirës që

sjell Ti. Nuk ka të keqe perveç të keqes që cakton Ti. Dhe ska Zot të

vërtetë perveç Teje.’” [Ahmedi (2/220)]

Fadl bin Abas radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Et-Tijarah është ajo që shkakton

të dalësh jashtë për të bërë diçka apo të kthehesh mbrapa (nga një

mision).” [Ahmedi (1/213)]

Kapitulli njëzet e nëntë: Çfarë thuhet

në lidhje me astrologjinë (Et-Tanxhim)

Imam El-Buhari transmeton në Sahihun e tij nga Katade RahimehUllah se ka

thënë: “Allahu i ka krijuar yjet per tre arsye:

1. Si zbukurim per qiejt.

2. Si gjuajtës (raketa) kundër shejtanëve.

3. Si pika referimi për udhëtarët.

Kushdo që i interpreton ndryshe ka gabuar. Një personi të tillë do t’i humbë

shperblimi (në Diten e Ringjalljes), dhe do ta ngarkojë veten me atë që është

jashtë dijes së tij. [Transmetohet nga El-Buhari si hadith mu’allak (i ndërprerë)

në kapitullin e titulluar Fillimi i Krijimit, pjesa e trupave qiellorë (fq.614), i

botuar nga Bejtul-Afkar Ed-Daulijah (Shtëpia e mendimeve ndërkombëtare)]

Harbi RahimehUllah transmeton: “Mësimi i fazave të hënës është lejuar nga

Ahmedi RahimehUllah dhe Is’haku RahimehUllah, eshtë dekurajuar nga

Katade RahimehUllah dhe është ndaluar nga ‘Unejne RahimehUllah.”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!