31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“Ndërtojini atyre (në hyrje të shpellës) një ndërtesë! Zoti i tyre i njeh më

mirë ata”. Ata që e fituan çështjen e tyre, thanë: “Ne do të ndërtojmë një

faltore mbi ta!” (El-Kehf 18:21)

Ebu Said radijAllahu ‘anhu transmeton se i Dërguri Allahut sal-lAllahu ‘alejhi

ue sel-lem ka thënë: “Me siguri, ju do të ndiqni rrugët e atyre kombeve që

ishin para jush, në çdo gjë si një shigjetë që i ngjan tjetrës, (dmth ashtu si

ato), aq shumë në mënyrë që edhe nëse ata hynë në një vrimë të një

hardhucë, ju do të hyni në të.” Ata thanë: “O I Dërguari i Allahut, sallAllahu

‘alejhi ue sel-lem! A do të thotë se ne do të ndjekim hebrenjtë dhe

të krishterët?” Ai u përgjigj: “Kë tjetër?” (Dmth, natyrisht çifutët dhe Të

krishterët).” [El-Buhari (3456) dhe Mulimi (2669)]

Muslimi transmeton nga Teubani radijAllahu ‘anhu se i Dërguari Allahut sallAllahu

‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu Më i Lartësuari e palosi për mua

tokën, aq shumë në mënyrë që unë pashë lindjet e saj dhe perëndimet

(dmth ekstremet). Mbretëria e Umetit tim do të arrijë aq larg sa toka që u

palos për mua. Të dy thesaret, i kuqi (ari) dhe i bardhi (argjendi) më janë

dhuruar mua, unë iu luta Zotit tim që ai mos ta shkatërrojë Umetin tim

nga uria mbizotëruese, dhe mos T’ia japi kontrollin e tyre një armiku i cili

i asgjëson ato masivisht me përjashtim nga mesi i tyre. Zoti im më tha:

“Muhammed, nëse unë jap një urdhër, ai nuk tërhiqet; Unë kam premtuar

për Ummetin tënd që nuk do të shkatërrohet nga uria mbizotëruese, dhe

nuk do T’ia jap kontrollin e tyre një armiku - përveç se nga mesi i tyre -

që i asgjëson ato në masë, edhe nëse ata sulmohen nga të gjitha anët e

tokës; vetëm se një pjesë prej tyre do të shkatërrojë një pjesë tjetër, dhe

një pjesë do të marrë si të burgosur një pjesë tjetër.” [Muslimi (2889)]

El-Barkani RahimehUllah e ka shkruar në Sahihun e tij këtë hadith me disa

fjalë shtesë: “Unë jam i frikësuar për Umetin tim nga ata udhëheqës të

devijuar që do t’i çojnë në rrugë të gabuar. Kur shpata të përdoret në

mesin e popullit tim, ajo nuk do të tërhiqet prej tyre deri në Ditën e

Ringjalljes, dhe Ora e fundit nuk do të vijë deri kur fiset e populli tim t’i

bashkëngjiten politeistëve dhe fiset e popullit tim të adhurojnë idhuj. Do

të dalin nga mesi i popullit tim tridhjetë gënjeshtarë të mëdhenj ku secili

prej tyre duke pohojë se është një profet, ndërsa unë jam vula e Profetëve,

pas të cilit (mua) nuk do të ketë profet; dhe një pjesë e popullit tim do të

vazhdojë të mbahet për të vërtetën dhe ata do të jetë fitimtarë dhe ata

nuk do të dëmtohen nga ata që i kundërshtojnë derisa të vijë caktimi i

All-llahut.”

Kapitulli njëzet e katër: Magjia (Es-Sihr).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!