31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ue sel-lem ndaj Teuhidit dhe bllokimi i tij

ndaj çdo rruge që të çon në shirk.

Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri

juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me

gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i

mëshirshëm me besimtarët. Nëse ata largohen (nga e vërteta), thuaj: “Më

mjafton Allahu, s’ka zot tjetër përveç Tij. Unë mbështetem tek Ai që është

Zot i Fronit të Madh!” (Et-Teube 9:128-129)

Ebu Hurejre radijAllahu ‘anhu transmeton se i Dërguari Allahut sal-lAllahu

‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mos i bëni shtëpitë tuaja varreza. Mos e bëni

varrin tim vend kremtimi. Dërgoni Salauat mbi mua. Salauti juaj do të

përcillet mua, kudo që mund të jeni.” [Ebu Daudi (3042) dhe Ahmedi në El-

Musned (2/367)]

Ali bin Husejn radijAllahu ‘anhu tregon: Ai pa një burrë në një hapsirë që

ndodhej te varri i Profetit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i cili hynte dhe lutej.

Kështu ai (Ali bin Husejn) e ndaloi atë dhe e këshilloi duke i thënë: “A të

tregoj një hadith të cilin e kam dëgjuar nga babai im, i cili e ka dëgjuar

nga gjyshi im (Aliu radijAllahu ‘anhu) i cili e ka dëgjuar prej të Dërguarit

të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem se ka thënë: ‘Mos i bëni shtëpitë

tuaja varreza. Mos e bëni varrin tim vend kremtimi. Dërgoni Salauat mbi

mua. Salauti juaj do të përcillet mua, kudo që mund të ndodheni.’” [El-

Mukhtadrah (përmbledhja e Imam El-Makdisit)]

Kapitulli njëzet e tre: Disa njerëz nga ky

Umet do të adhurojnë idhuj.

Allahu i Plotfuqishëm thotë: “A nuk i ke parë ata që u është dhënë një pjesë

e Librit? Besojnë në idhuj dhe hyjni të rreme dhe thonë për jobesimtarët:

“Këta janë në rrugë më të drejtë se ata që besojnë64”.” (En-Nisa 4:51)

Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Thuaj: “A doni t’ju tregoj kush do të marrë

dënimin më të rëndë nga Allahu? Ata që Allahu i ka mallkuar dhe me të

cilët është zemëruar, duke i shndërruar në majmunë dhe derra, si dhe ata

që adhurojnë djallin. Ata janë në vendin më të mjerueshëm dhe janë më

larg rrugës së vërtetë”. (El-Maide 5:60)

Allahu më i Lartësuari thotë: “Dhe kështu, Ne bëmë që ata të zbuloheshin,

me qëllim që të dihej se premtimi i Allahut është i vërtetë dhe, që të mos

ketë asnjë dyshim për Orën (e Kiametit, se ajo do të vijë). Kur ata (banorët

e qytetit) po haheshin me njëri-tjetrin për këtë rast, disa thoshin:

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!