31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Kapitulli njëzetë: Dënimi i atij që

adhuron Allahun te varri i një njeriu të

drejtë dhe se si pastaj kjo kalon në

adhurimin e njeriut.

Aishja radijAllahu ‘anha transmeton: “Um Selemeh radijAllahu anha i

përmendi të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu aljehi ue sel-lem se në Abasini

kishte parë një kishë plot me figura dhe statuja. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue

sel-lem tha: “Kur një njeri i drejtë apo një adhurues i devotshëm vdes në

mesin e tyre ata I ndërtojnë një faltore mbi varrin e tij dhe vendosin aty

çdo lloj figure dhe statuje. Ata janë krijesat më të këqija nga të gjitha para

Allahut.” [El-Buhari (427) Muslimi (528) dhe Ahmedi (6/51)]

Shejkhul Islam ibn Tejmije RahimehUllah, në lidhje me hadithin ka thënë:

“Ata bashkojnë dy të këqijat; adhurimin në varreza dhe bërjen e pikturave

dhe statujave.”

Aishja radijAllahu ‘anhatransmeton: Kur iu afrua vdekja të Dërguarit të Allahut

sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ai e vendoste një copë në fytyrë, (herë mbulohej

herë zbulohej nga shqetësimi), ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha kur ishte

në këtë gjëndje: “Mallkimi i Allahut qoftë mbi Çifutët dhe të Krishtërët që i

bënë varret e Profëtëve të tyre vënde adhurimi.” Kështu ai (sal-lAllahu

‘alejhi ue sel-lem) i paralajmëroi njerëzit nga ky veprim. Sikur mos të ishte frika

se varri i tij mund të kthehej në vend adhurimi, varri i tij do të ishtë i hapur

sikur varret e shokëve të tij radijAllahu ‘anhum. [El-Buhari (435) dhe Muslimi

(531)]

Xhundub bin Abdullah radijAllahu ‘anhu transmeton: E kam dëgjuar Profetin

sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë vetëm pesë ditë para vdekjes: “Jam i lirë

dhe i pastër ndaj Allahut që të kem ndonjërin prej jush si Khalil (mik

shumë i afërt). Vërtet, Allahu më ka bërë mua Khalil-in e Tij ashtu siç e ka

bërë më parë Ibrahimin alejhi selam Khalil. Në qoftë se unë do kisha bërë

dikë Khalil nga Umeti im, ai do të ishtë Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu.

Kujdes! Mos i ktheni varret në vende adhurimi. Unë ju ndaloj ta bëni ktë.”

[Muslimi (532)]

Duke komentuar mbi hadithet më lart, Shejkhul Islam ibn Tejmije

RahimehUllah ka thënë: “Menjëherë para vdekjes së tij, Profeti sal-lAllahu

‘alejhi ue sel-lem ndaloi Muslimanët që ti bëjnë varret vënde adhurimi, dhe i

mallkoi ata që e bëjnë këtë gjynah të madh. Ngjashëm, të falësh Namazin në

varreza është e njëjta gjë edhe në qoftë se nuk ka faltore të ndërtuar, dhe ky

është kuptimi i thënies së Aishes: “Por frikësoheshin se mund të kthehej në

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!