31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

udhëzon kë të dëshirojë. Ai i njeh më mirë ata që janë të udhëzuar.” (El-

Kasas 28:56)

Kapitulli nëntëmbëdhjetë: Teprimi me

njerëzit e drejtë, është rrënja dhe

shkaku i mosbesimit të njerëzimit dhe

devijimit nga besimi i vërtetë.

Allahu i Plotfuqishëm thotë: “O ithtarët e Librit! Mos e kaloni kufirin në

besimin tuaj dhe për Allahun thoni vetëm të vërtetën!...” (En-Nisa 4:171)

Ibn Abasi radijAllahu ‘anhu ka komentuar për ajetin: “Dhe thanë: ‘Mos i lini

kurrsesi zotat tuaj! Mos e lini kurrsesi as Veddin, as Suvain, as Jeguthin,

as Jaukën, as Nesrin’!” (Nuh 71:23)

Ai radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Këta janë disa persona të drejtë nga populli

i Nuhut alejhi selam. Kur ata ndërruan jetë, shejtani i shtyu njerëzit e

tyre ti bëjnë statuja për nderim dhe ti vendosin në vendet ku ata

mblidheshin, dhe ia vendosën këtyre statujave emrat e tyre. Ata e bënë

këtë por nuk i adhuruan ata deri sa disa breza ndërruan jetë dhe dija e

origjinës së tyre u harrua, atëhërë njerëzit filluan ti adhurojnë ata.” [El-

Buhari (4920)]

Ibn El-Kajim RahimehUllah ka thënë: “Shumica e parardhësve tanë kanë

thënë: Pas vdekjes (së njerëzve të drejtë), ata veçoheshin te varret e tyre

dhe i bënë statuja dhe pas shumë kohësh ata filluan t’i adhurojnë ata.”

Omer ibn El-Khattabi radijAllahu ‘anhu transmeton se i Dërguari Allahut sallAllahu

‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mos e ekzagjeroni duke më lavdëruar

mua siç bënë të krishterët duke ekzagjeruar me Jezusin, të birin e

Merjemes. Unë jam veç një rob, kështu që më thirrni robi Allahut dhe i

Dërguari i Tij.” [El-Buhari (3445). Ahmedi (1/23, 24, 47 dhe 55)]

I Dërguari Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ruhuni nga

ekzagjerimi. Paraardhësit tuaj u zhdukën nga ekzagjerimi i tyre.” [Ahmedi

(1/215, 347), Ibn Maxhe (3029), Ibn Khuzejmeh (2867) dhe El-Hakim (1/466)

dhe e cilëson Sahih, dhe Dhehebiu është dakord me El-Hakimin.

Abdullah ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu transmeton se i Dërguari Allahut sallAllahu

‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ekstremistët (në fe) janë të

shkatërruar.” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e tha këtë tre herë. [Muslimi

(2670), Ebu Daudi (4608) dhe Ahmedi (1/386)]

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!