31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Kapitulli i gjashtëmbëdhjetë: Çfarë ka

thënë Zoti.

Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Asnjë ndërmjetësim tek Ai nuk bën dobi,

përveçse për atë që Ai jep leje. Kur t’u hiqet frika nga zemrat e tyre, ata

do të thonë: “Çfarë tha Zoti juaj?” dhe do të përgjigjen: “Të vërtetën! Ai

është i Lartësuar dhe i Madhërishëm.” (Sebe 34:23)

Ebu Hurejre radijAllahu ‘anhu transmeton se i Dërguari Allahut sal-lAllahu

‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur Allahu cakton disa urdhra në qiell, engjëjt

valëvisin krahët e tyre duke treguar dorëzim të plotë në fjalët e tij, e cila

tingëllon si zinxhirët e qenit duke u zvarritur mbi shkëmb. Dhe kur frika të

hiqet nga zemrat e tyre, ata thonë: “Çfarë tha Zoti juaj?” dhe do të përgjigjen:

“Të vërtetën! Ai është i Lartësuar dhe i Madhërishëm.” (34:23) Pastaj

dëgjuesit e fshehtë (djajtë) dëgjojnë këtë urdhër, dhe këto dëgjuesit e fshehtë

janë si kjo, njëri mbi tjetrin (Sufjani, një nën-transmetues tregoi duke e

mbajtur dorën e tij drejtë dhe duke i ndarë gishtat). Një dëgjues i fshehtë

dëgjon një fjalë të cilën ia përcjellë atij që është poshtë tij, dhe i dyti ia përcjellë

atij që është poshtë tij, derisa i fundit prej tyre do t’ia përcjellë një magjistari

apo një falltori. Ndonjëherë një flakë (zjarr), mund ta godasi djallin para se ai

mund të përcjellë atë, dhe nganjëherë ai mund të përcjellë atë para se flaka

(zjarri) ta godasi atë, pastaj magjistari i shton kësaj fjale njëqind gënjeshtra.

Njerëzit pastaj thonë: “A nuk tha (magjistari) një gjë të tillë se, keshtu

kështu dhe në këtë datë kështu kështu?” Kështu që magjistarit i thuhet se

ka thënë të vërtetën për shkak të Caktimiti (deklaratës) që është dëgjuar në

qiell.” [El-Buhari (4701)]

En-Nauas bin Sim’an radijAllahu ‘anhu ka transmetuar se i Dërguari i Allahut

sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur Allahu dëshiron t’i zbulojë diçka

njëriut, Ai flet fjalët e zbulesës. Në këtë kohë, qiejt dridhen fort nga frika

e Tij. Kur fjalët e Allahu bien mbi banorët e qiellit, ata i zë shoku dhe bien

në përulje. I pari prej tyre që ngre kokën është engjëlli Xhibril alejhi selam

të cilit Allahu i flet jashtë zbulesës atë që Ai dëshiron. Pastaj Xhibrili

alejhi selam kalon nga engjëjt e tjerë në qiej të ndryshëm, dhe pyetet në

ç’do ndalesë: ‘Çfarë ka thënë Zoti ynë, o Xhibril?' ai përgjigjet: “Të

vërtetën! Ai është i Lartësuar dhe i Madhërishëm.” dhe të gjithë përsërisin

të njëjtën gjë pas tij. Pastaj Xhibrili alejhi selam mbërrin në destinacion

me zbulesën, për ku është urdhëruar nga Allahu, më i Lartësuari.” [Ibn

Khuzejme në librin e tij me titull Et-Teuhid (monoteizmi) (206), dhe Ibn Ebu

Asim në librin e tij Es-Sunneh (Tradita Profetike) (515), dhe el-Axhurri në

librin e tij Esh-Sheriah (Ligji Islam)]

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!