31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

nuk mund t’u japin ndonjë ndihmë atyre e as veten nuk mund ta

ndihmojnë?!” (El-Araf 7:191-192)

Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Ai e bën natën të kalojë në ditë dhe ditën të

kalojë në natë. Ai i ka nënshtruar Diellin dhe Hënën, kështu që secili lëviz

për një kohë të caktuar. Ky është Allahu, Zoti juaj. Pushteti është i Tij!

Kurse ata që ju i adhuroni krahas Tij, nuk zotërojnë as sa cipa e

bërthamës së hurmës. Nëse ju u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen

tuaj, por edhe sikur ta dëgjonin, nuk do t’ju përgjigjeshin. Në Ditën e

Kiametit, ata do ta mohojnë adhurimin që u bënit atyre. Askush nuk

mund të të njoftojë ty (o Muhamed) ashtu si Ai që është i Gjithëdijshëm.”

(El-Fatir 35:13-14)

Transmetohet në dy Sahihet (El-Buhari dhe Muslimi) nga Enesi radijAllahu

‘anhu: I Dërguari Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u godit në betejën e

Uhudit dhe iu thyen dhëmbët. Kështu ai tha: “Si mund të kenë sukses disa

njerëz të cilët godasin Profetin e tyre?” Atëherë u shpall Ajeti (3:128): “Ti

nuk ke asgjë në dorë, nëse do t’ua pranojë Ai pendimin apo do t’i dënojë,

se ata janë vërtet keqbërës.”

Transmetohet nga Ibn Omeri radijAllahu ‘anhu se e ka dëgjuar të Dërguarin e

Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke thënë pasi që e ka ngritur kokën nga

sexhdeja në rekatin e fundit të Namazit: “O Allah, mallkoje filanin e filanin”

pasi tha: “All-llahu e dëgjon atë që e lavdëron Atë. Zoti ynë, gjithë

lavdërimi është për Ty!” Pastaj Allahu shpalli: “Ti nuk ke asgjë në dorë,

nëse do t’ua pranojë Ai pendimin apo do t’i dënojë, se ata janë vërtet

keqbërës.” [El-Buhari (4069)]

Në një transmetim tjetër: “Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu lut Allahut

kundër Safuan bin Umejeh dhe Suhejl bin Amr dhe El-Harith bin Hisham”,

pastaj u shpall Ajeti: “Ti nuk ke asgjë në dorë, nëse do t’ua pranojë Ai

pendimin apo do t’i dënojë, se ata janë vërtet keqbërës.” [El-Buhari (4070)]

Transmetohet nga Ebu Hurejre radijAllahu ‘anhu: I Dërguari Allahut sallAllahu

‘alejhi ue sel-lem u ngrit në këmbë kur iu shpall atij: “Paralajmëroje

farefisin tënd më të afërm.” (26:214) dhe Ai sal-lAllahu aljehi ue sel-lem tha:

“O Kurejshë” – apo fjalë të ngjashme – “bleni (ruajini) shpirtrat tuaj. Unë

nuk mund t’ju vi në ndihmë para Allahut; O Abas ibn Abdul-Muttalib, unë

nuk mund të vi në ndihmë para Allahut; O Safijeh, halla e të Dërguarit të

Allahut, unë nuk mund të vi në ndihmë para Allahut; O Fatime, vajza e

Muhamedit, kërko nga pasuria ime çfarë të duash, unë nuk mund të bëj

dobi për ty para Allahut.” [El-Buhari (2753), Muslim (206) dhe Et-Tirmidhiu

(3184)]

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!