31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Allahu i Plotfuqishëm thotë: “A e keni parë Latën dhe Uzzën? Po Menatën,

të tretën, të fundit? Vallë, për ju janë djemtë, ndërsa për Atë vajzat?! Kjo

ndarje është e padrejtë. Këta janë vetëm emra që ua keni ngjitur (idhujve)

ju dhe të parët tuaj, kurse Allahu nuk ju ka dërguar për ata asnjë provë.

Ata ndjekin vetëm hamendjet dhe atë që ua ka qejfi, ndonëse u ka ardhur

prej Zotit të tyre udhëzimi (për rrugën e drejtë).” (En-Nexhm 53:19-23)

Ebu Uakid El-Lejthi radijAllahu ‘anhu ka thënë: U nisëm me të dërguarin e

Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në fushatën e Hunejnit, ndërsa ne sapo e

kishim lënë mosbesimin (Kufr) për Islamin. Mushrikinët kishin një Sidra

(pemë) që ata shkonin dhe qëndronin aty dhe i varnin armët e tyre në të, të

quajtur Dhat Anuat. Kur kaluam një Sidra, ne pyetem: “O i Dërguari i Allllahut,

sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, a nuk do të bëni për ne një Dhat

Anuat ashtu si Dhat Anëati i tyre?” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue

sel-lem tha: “Allahu Ekber (All-llahu është më i Madhi)! Pasha Atë (Allahun)

i cili mban shpirtin tim në dorën e Tij, me të vërtetë këto janë rrugët e

kombeve të mëparshme, ju keni thënë saktësisht ashtu siç i thanë Beni

Israilët Musait alejhi selam:” Ata i thanë Musait: “Na bëna edhe neve një

zot, ashtu si kanë ata zota.” Musai tha: “Ju qenkeni vërtet një popull i

paditur!” (El-A'raf 7:138) “Sigurisht që ju do të ndiqni rrugët e atyre që

shkuan para jush.” [Et-Tirmidhiu (2181), Ahmedi në El-Musned (5/218), Et-

Tirmidhiu e cilëson hasen Sahih]

Kapitulli i dhjetë: Therja e Kurbanit për

dikë tjetër përveç Allahut.

Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im,

jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk

ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem

Atij.” (En-Nam 6:162-163)

Allahu i Plotfuqishëm gjithashtu thotë: “Andaj, falu (vetëm) për Zotin tënd

dhe ther kurban!” (El-Keuther 108:2)

Ali ibn Ebu Talib radijAllahu ‘anhu ka thënë: I Dërguari Allahut më informoi

mua në lidhje me katër vendime (të Allahut):

01. Mallkimi i Allahut është mbi atë i cili ther (flijon, bën kurban) për çdo gjë

tjetër përveç se për Allahun.

02. Mallkimi i Allahut është mbi atë i cili i mallkon prindërit e vet.

03. Mallkimi i Allahut është mbi atë i cili strehon një heretik (që ka sjellë një

bidat në fe).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!