31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sallAllahu

‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Er-Ruka (yshtje e paligjëruar), Et-

Teme’im (hajmali, stoli) dhe Et-Tiualeh (një lloj magjie që përdoret për ta

bërë gruan të dojë burrin) janë të gjitha vepra Shirku (idhujtarie).” [Ahmedi

(1/381), Ebu Daudi (3883), Ibn Maxhe (3530), El-Hakimi në El-Mustedrek

(4/418) i cili e bën Sahih dhe Edh-Dhehebiu bie dakord]

Et-Teme’im është vendosja e një hajmalie rreth qafës së fëmijës, që ta ruaj atë

nga syri i keq! Në qoftë se hajmalia përmban ajete nga Kurani ose Emrat e

Allahut apo Cilësitë e Tij atëherë lejohet nga disa prej të parëve dhe ndalohet

nga disa tjerë. Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu është nga ata që e ndalojnë.

Er-Ruka ose El-Aza’im është leximi i yshtjeve, magjepsje etj. Këto lejohen kur

nuk ka në to gjurmë Shirku, Profeti Muhamed sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e

ka lejuar atë në rastin kur thumbohesh nga insekte helmuese apo kur ke

shqetesime nga syri i keq.

Et-Tiualeh (magji) është diçka që bëhet nga ata të cilët pretendojnë se mund të

shkaktojnë që burri apo gruja ta duan njëri tjetrin më shumë.

Abdullah bin Ukejm radijAllahu ‘anhu transmeton një hadith Marfu: “Kushdo

që përdor, e ngjit apo e var një hajmali, do të lihet nën kujdesin e saj.”

[Ahmedi në El-Musned (4/211) dhe Et-Tirmidhiu (2073)]

Ahmedi transmeton nga Ruuajfi’ radijAllahu ‘anhu se i Dërguari Allahut sallAllahu

‘alejhi ue sel-lem i ka thënë: “O Ruuaifi’, mund të ndodhë që të

jetosh më gjatë se unë, kështu që lajmëroji njerëzit se kushdo që lidh një

nyje në mjekër, var në qafë ndonjë lidhëse apo varëse (si hajmali), apo e

pastron veten (pas nevojës) me bajgat e bagëtive apo me kocka, atëhërë

Muhamedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka mohuar atë (ska të bëjë me

të).” [Ahmedi (4/108, 109) dhe Ebu Daudi (36)]

Uaki’ tregon se Seid bin Xhubejri radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Kushdo që ia

këput (heq) një hajmali dikujt, ajo do të jetë e barabartë për të sikur të

ketë liruar një skllav.”

Uaki’ tregon se Ibrahimi ka thënë: “Ata (ndjekësit e Abdullah Ibn Mesudit)

nuk i kanë pëlqyer anjë nga format e hajmalive; qoftë edhe ato të cilat

përmbanin ajete Kurani.”

Kapitullli i nëntë: Kushdo që kërkon

bekime përmes një peme, guri apo të

ngjashme.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!