31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Dhe padyshim, nëse i pyet ata: “Kush i krijoi

qiejt dhe tokën”, sigurisht që do të thonë: “Allahu.” Thuaju: “Më thoni

pra, gjërat që ju i lutni në vend të Allahut, nëse Allahu do të donte të më

bënte mua ndonjë të keqe, a do të mundeshin ata ta largonin të keqen e

Tij, apo nëse Ai do të donte të më bënte mua ndonjë të mirë, a do të

mundeshin ata ta ndalonin Mëshirën e Tij?” Thuaju: “Më se i Mjaftueshëm

për mua është Allahu dhe ata që i mbështeten, le të mbështeten vetëm

tek Ai.” (Ez-Zumer 39:38)

Imran bin Husejn radijAllahu ‘anhu transmeton: “Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue

sel-lem, një herë pa një njeri me një unazë bronzi në dorën e tij dhe e pyeti:

“Cfarë është kjo?” Njeriu u përgjigj: “Për të kapërcyer dobësinë e moshës

së vjetër.” Ai i tha: “Hiqe atë, sepse, ajo mundet vetëm të ta shtojë

dobësinë. Të të kishte zënë vdekja duke e mbajtur atë, ti sdo kishe pasur

kurrë sukses.” [Ahmedi në El-Musned (94/445), Ibn Hibani në Mauarid Ez-

Zam’an Nr. (1410 dhe 1411), Ibn Maxhe (3531) dhe El-Hakimi ne El-Mustedrek

(4/216) e cilëson Sahih po ashtu edhe Edh-Dhehebiu]

Ukbe bin Amir radijAllahu ‘anhu transmeton se Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue

sel-lem ka thënë: “Kushdo që var një hajmali nuk do ti plotësohen dëshirat

e tij nga Allahu. Dhe kushdo që var një guackë deti sdo të gjejë kurrë paqe

dhe qetësi.” [Ahmedi në El-Musned (4/154), Ibn Hibani në Mauarid Ez-

Zam’an (1413) dhe El-Hakimi ne El-Mustedrek (4/417)]

Në një transmetim tjetër Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Kushdo që var një hajmali ka bërë Shirk.” [Ahmedi në El-Musned (4/156)

dhe El-Hakimi ne El-Mustedrek (4/417)]

Ibn Ebi Hatimi transmeton nga Hudhejfe radijAllahu ‘anhu se: Ai pa një njeri

me një copë spango në dorë (si mbrojtje apo kurë nga temperatura) kështu

që ia preu spangon dhe i lexoi ajetin: “Shumica e tyre nuk besojnë në

Allahun, pa i shoqëruar Atij njëkohësisht (idhuj të rremë) në adhurim.”

(Jusuf 12:106) [Ibn Ebi Hatim]

Kapitulli i tetë: Rukja (yshtje), Hajmalitë

dhe Stolitë (varëset).

Ebu Beshir El-Ensari radijAllahu ‘anhu transmeton: Isha në shoqërinë e të

Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhu ue sel-lem në një prej udhëtimeve të tij.

I Dërguari Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dërgoi një lajmëtar me urdhër

që: “Mos të mbetet asnjë gjerdan prej lidhësave ose çdo lloj tjetër gjerdani

në qafat e deveve, veç se duhet ta prisni.” [El-Buhari (3005), Muslimi (2115)

dhe Ebu Daudi (2552)]

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!