31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

dhe kanë frikë Ndëshkimin e Tij. Vërtet që Ndëshkimit të Zotit tënd është

për t’ju frikësuar!” (El-Isra 17:57)

Dhe Ai, i Plotfuqishmi thotë: “Dhe (kujto) kur Ibrahimi i tha babait të tij dhe

popullit të tij: “Me të vërtetë që unë jam i pafajshëm nga çfarë ju

adhuroni, në vend të Atij i Cili më krijoi mua dhe padyshim që Ai do të

më udhëzojë mua. Dhe ai (Ibrahimi) e bëri atë (Fjalën La ilahe il-la Allah -

nuk ka tjetër të adhuruar të merituar përveç Allahut Një e të Vetëm) Fjalë

të jetonte ndër pasardhësit e tij, që ata të mund të riktheheshin (me

pendim tek Allahu ose të merrnin mësim).” (Ez-Zuhruf 43:26-28)

Dhe Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Ata (jehuditë dhe të krishterët) morën

rabinët dhe murgjit e tyre si perëndi të tyre në vend të Allahut (duke iu

bindur atyre në gjërat që i bënë ata vetë të ligjshme ose të paligjshme

sipas dëshirave të tyre pa u urdhëruar nga Allahu dhe në kundërshtim me

Ligjet e Allahut), (morën për Zot të tyre) edhe Mesihun, birin e Merjemes,

ndërkohë që ata (jehuditë dhe të krishterët) qenë urdhëruar (në Teurat

dhe Inxhil) të mos adhurojnë kënd tjetër por vetëm Një Ilah (një të

adhuruar të vetëm - Allahun), La ilahe il-la Huve (Askush nuk meriton,

nuk ka të drejtë e nuk duhet të adhurohet përveç Atij) Lavdi e Madhështi i

qoftë Atij. (I Lartë është Ai) nga të pasurit shokë ato që ata ia mveshin

Atij!” (Et-Teube 9:31)

Allahu i Plotfuqishëm thotë: “E megjithatë, disa njerëz zgjedhin (për të

adhuruar) në vend të Allahut (zota) të tjerë, (duke i konsideruar) si të

barabartë me Atë dhe duke i dashur siç duhet Allahu. Por ata që besojnë, e

duan shumë më tepër Allahun (se sa ç’i duan idhujtarët idhujt e tyre).

Sikur keqbërësit të shihnin që tani çastin kur të përballen me

ndëshkimin, do ta kuptonin se e tërë fuqia i përket Allahut dhe se dënimi

i Tij është fort i ashpër.” (El-Bekare 2:165)

Në Sahihun e Muslimit transmetohet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sellem

ka thënë: “Ai i cili shpall se nuk ka Zot tjetër që duhet të adhurohet

përveç Allahut dhe mohon gjithçka tjetër që njerëzit adhurojnë përveç

Atij (Allahut), pasuria dhe gjaku i tij bëhën të pacënueshëm, dhe çështja e

tij i takon Allahut.” [Muslimi (23) dhe Ahmedi në El-Musned (3/472)]

Kapitulli i shtatë: Të vësh nje unazë,

lidhës, apo diçka të ngjashme me të për

parandalimin ose heqjen e dëmit apo

ndonjë të keqe, është vepër Shirku.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!