31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

djegie), por i mbështëten Zotit të tyre.” Pas kësaj ‘Ukasheh bin Mihsan

radijAllahu ‘anhu u ngrit dhe i tha Profetit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Lute

Allahun që unë të jem njëri nga ata.” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ti

je njëri nga ata.” Pastaj një tjetër u ngrit dhe tha: “Lute Allahun të më bëjë

një prej tyre.” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ukashe ta ka paraprirë.”

[El-Buhari (3410), Muslimi (220), Et-Tirmidhi (2448), Ed-Darimi (2810) dhe

Ahmedi (1/271).]

Kapitulli i katërt: Frika nga Shirku

(Politeizmi)

Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush

apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të

dojë…” (En-Nisa 4:48, 116)

Për më tepër, Allahu, i Lartësuar qoftë Ai, rrëfen në Kuranin Famëlartë se

Ibrahimi alejhi selam, shoku i Tij i afërt, e ka lutur atë duke thënë: “Dhe

përkujto kur Ibrahimi tha: “Zoti im! Bëje këtë qytet (Mekën) të paqës dhe

të sigurisë dhe më largo e më ruaj mua dhe bijtë e mi nga adhurimi i

idhujve.” (Ibrahim 14:35)

Transmetohet në hadith se i Dërguari Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka

thënë: “Ajo çfarë kam më shumë frikë për ju është një formë Shirku.” Kur

e pyetën për të, ai tha: “Er-Rija (syfaqësia).” [Ahmedi në El-Musned (5/428

dhe 429), dhe Et-Taberani në El-Mu’xhem El-Kebir (4/253 Nr. 4301)]

Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu transmeton se i Dërguari Allahut sal-lAllahu

alejhu ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që vdes duke i bërë shok Allahut, hyn

në zjarrin e Xhehnemit.” [El-Buhari (4497)]

Muslimi tregon nga Xhabiri radijAllahu ‘anhu se i Dërguari Allahut sal-lAllahu

‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që e takon Allahun (në ditën e

Gjykimit) pa bashkuar askënd (asgjë) me Të (në adhurim), do të hyjë në

Xhennet; dhe kushdo që e takon Atë dhe ka bërë Shirk në çfarëdo lloj

mënyre, do të hyjë në zjarrin e Xhehnemit.” [Muslimi (95) dhe Ahmedi në

El-Musned (3/345)]

Kapitulli i pestë: Thirrja për të dëshmuar

se asgjë nuk meriton të adhurohet me të

drejtë përveç Allahut.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!