31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Kapitulli i tretë: Kush e pastron Teuhidin

(nga Shirku, etj) do të hyjë në Xhenet pa

dhënë llogari.

Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Me të vërtetë që Ibrahimi ishte Ummet

(shembull i besimit, udhëheqës me cilësitë e virtytet më të larta, ose një

komb i vetëm përballë një populli mosbesimtar, ose besimi i tij qe aq i

madh sa vlente sa besimi i një populli të tërë), i bindur ndaj Allahut, Hanif

(i vërtetë në besim, që adhuronte Vetëm Allahun Një e të Vetëm) dhe ai

nuk ishte prej Mushrikëve (politeistëve, paganëve, mohuesve të Njësisë së

Allahut, që i vënë shokë dhe ortakë Allahut).” (En-Nahl 16:120)

Dhe Ai, i Plotfuqishmi më tej thotë: “Edhe ata që nuk bashkojnë kënd (në

adhurim) si shokë me Zotin e tyre;” (El-Muminun 23:59)

Husejn bin Abdur-Rahman transmeton: Një herë isha me Seid bin Xhubeirin

radijAllahu ‘anhu, dhe ai pyeti: “Cili nga ju e ka parë yllin që këputet

(meteorin) mbrëmë?” Unë iu përgjigja: “Unë e kam parë atë,” dhe pastaj

shpjegova se nuk isha duke u falur në atë kohë por isha thumbuar nga një

akrep helmues. Ai tha: “E çfarë bëre pastaj?” Iu përgjigja: “Bëra Rukje

(këndim Kurani) për ta shëruar!” Ai tha: “Çfarë të shtyu ta bësh atë?” I

thashë: “Një hadith që e kam dëgjuar nga Esh-Shabi radijAllahu ‘anhu.” Ai

tha: “Cilin hadith ka treguar Shabi?” Iu përgjigja: “Ai e tregonte nga

Burejdeh bin El-Husejb, radijAllahu ‘anhu, i cili ka thënë që Rukja nuk

është e lejuar përveç se për trajtimin e ‘syrit të keq’ (‘Ain) dhe thumbimit

(helmues).” Ai (Seid bin Xhubjeri) tha, “Ai ka vepruar mirë që është ndalur

te ajo që ka dëgjuar.” (p.sh. të veprojë me dije dhe jo me injorancë.)

Sidoqoftë Ibn Abasi radijAllahu ‘anhu, na ka tregur ne se Profeti sal-lAllahu

‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Të gjithë popujt u bënë që të kalonin para

meje, dhe Unë pashë nje Profet me një grup të vogël njerëzish, dhe një

Profet me dy apo tre veta dhe një Profet me asnjë. Pastaj u shfaq një grup

i madh njerëzish të cilët mendova se jane Umeti im. Por mu tha se ata

janë të Musës alejhi selam. Më vonë, një grup edhe më i madh u shfaq dhë

mu tha se ata ishin njerëzit e mi. Midis tyre ishin shtatëdhjetë mijë, të

cilët do hynin në Xhenet pa llogari apo dënim.” Pastaj Profeti sal-lAllahu

‘alejhi ue sel-lem, shkoi në shtëpinë e tij dhe njerëzit filluan të diskutonin se

kush mund të ishin ata njerëz. Disa thane: “Ka mundësi që ata janë shoket e

Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.” Tjerë thane: “Ndoshta ata janë

të cilët kanë lindur në Islam dhe nuk i kanë bërë asnjëherë shok Allahut.”

Ndërsa ata po hamendësonin dhe shkëmbenin mendime në lidhje me këtë,

Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem doli nga shtëpia dhe u informua për lajmin.

Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ata njerëz, janë ata të cilët nuk e

shërojnë veten e tyre me Rukje, as nuk besojnë në shenjat e mira ose të

keqija (nga zogjt etj.), as nuk i bëjnë vetes djegie (shërim i plagës me

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!