31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ndëshkojë askënd që nuk i bën shok Atij.” I thashe: “O i Dërguari Allahut,

a mos t’ia jap lajmin e mirë njerëzve?” Ai u përgjigj: “Jo. Mos i informo ata

që të mos mbështeten në të (në këtë premtim dhe nuk kryejnë detyrimet

ndaj Tij).” [El-Buhari (2856) dhe Muslimi (30)]

Kapitulli i dytë: Superioriteti i Teuhidit

dhe cilat gjynahe fshin.

Allahu më i Lartësuari thotë: “Janë mu ata që besojnë (në Njësinë e Allahut

dhe nuk adhurojnë tjetër përveç Atij) dhe nuk e përziejnë besimin e tyre

me Dhulm (me të gabuarën), për të cilët ka siguri të plotë. Mu këta janë të

udhëzuarit.” (El-En’am 6:82)

Transmeton Ubadeh bin Es-Samit radijAllahu ‘anhu se Pejgamberi sal-lAllahu

‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që dëshmon që ska të adhuruar tjetër

me të drejtë përveç Allahut, i Cili ska shok, dhe se Muhamedi sal-lAllahu

‘alejhi ue sel-lem është rob dhe i Dërguari i Tij, dhe se Isa alejhi selam

është rob i Allahut, i Dërguari i Tij, dhe Fjala e Tij, të cilën ia dhuroi

Merjemes dhe një shpirt (i krijuar) nga Ai, dhe se Xheneti dhe Xhehnemi

janë të vërteta, Allahu do ta pranojë atë në Xhenet, si do që të jenë veprat

e tij.” [El-Buhari (3435), Muslimi (28), Et-Tirmidhi (2640) dhe Ahmedi në librin

e tij, El-Musned (5/314)]

Itban ibn Malik radijAllahu ‘anhu transmeton se Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue

sel-lem ka thënë: “Me të vërtetë Allahu e ka ndaluar nga Xhehnemi

personin i cili dëshmon: ‘Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë perveç

Allahut’, duke mos kërkuar gjë tjetër përveç Fytyrës (kënaqësisë) së

Allahut.” [El-Buhari (425), Muslimi (33) dhe Ahmedi në librin e tij, El-Musned

(5/449)]

Ebu Seid El-Khudri radijAllahu ‘anhu transmeton se i Dërguari Allahut sallAllahu

‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Musa alejhi selam ka thënë: ‘O Zoti im,

më mëso mua diçka që nëpërmjet saj të kujtoj dhe të të lus Ty.’ Allahu

tha: ‘O Musa, në qoftë se shtatë qiejt dhe çfarë ka në ta përveç Meje

(Ghairi) dhe shtatë tokat po ashtu, të vendosen në një anë të peshores dhe

La ilahe il-la Allah në anën tjetër kjo e dyta do rëndonte më shumë.”

[Hadithin e transmeton Ibn Hibani dhe El-Hakimi e deklaron Sahih]

Et-Tirmidhiu transmeton nga Enesi radijAllahu ‘anhu se ai e ka dëgjuar të

Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Allahu më i

Lartësuari ka thënë: ‘O biri Ademit, sikur të vije te Unë me gjynahe plot

sa bota, dhe më takon Mua duke mos më bërë ortak (Shirk), Unë do të vija

te ti me falje në madhësi të ngjashme.” [Et-Tirmidhi (3534), Ed-Daremi

(2791), Ahmedi (5/172), dhe Et-Tirmidhiu e klasifikon hasen.]

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!