31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“Zoti im! Dhuro mbi ta Përkujtimin Tënd siç më rritën mua, kur unë isha i

mitur.” (El-Isra 23:24)

Allahu, i Lartësuar dhe i Madhëruar qoftë Ai, thotë: “Adhuroni Allahun dhe

mos i vini Atij shok në adhurim, dhe u bëni mirësi prindërve, të afërmve,

jetimëve, të varfërve që lypin, fqinjit të afërt, fqinjit të ardhur, shokut

pranë, udhëtarit (që takoni) dhe atyre (robërve) që i keni nën pushtetin

tuaj. Vërtet Allahu nuk i do ata që janë kryepërpjetë e që mburren.” (En-

Nisa 4:36)

Allahu i Plotfuqishëm, thotë: “Thuaj: “Ejani, unë do t’ju shpall çfarë ju ka

ndaluar Zoti juaj: Mos të bashkoni kënd në adhurim me Të dhe të jeni të

mirë dhe të përkushtuar ndaj prindërve; dhe mos i vrisni fëmijët tuaj nga

varfëria - Ne ju furnizojmë ju dhe ata; dhe mos iu afroni gjynaheve të

turpshme (marrëdhënieve të paligjshme të tradhtisë bashkëshortore ose

jashtë martesës etj) të hapura e të fshehura dhe mos vrisni atë njeri që ua

ka ndaluar Allahu, përveç për një çështje të drejtë (sipas ligjit Islam). Këtë

jua ka urdhëruar Ai me qëllim që të kuptoni. Dhe mos iu afrohuni pasurisë

së jetimëve, përveç në rast se doni ta përmirësoni atë, deri sa ata të

arrijnë moshën e pjekurisë dhe matni e peshoni saktësisht dhe me

drejtësi. Ne nuk ngarkojmë ndokënd përveçse aq sa ka mundësi ai. Po

kështu, kurdoherë që të flisni (për të dhënë fjalën, për dëshmi, për gjykim

etj), thoni të vërtetën, edhe në qoftë se çështja mund t’i takojë një të

afërmi tuaj dhe përmbushni Besën e Allahut. Këtë Ai jua urdhëron që të

mund të përkujtoni. Dhe vërtet, kjo është Rruga Ime e Drejtë, kështu që

ndiqeni atë dhe mos ndiqni rrugë të tjera pasi ato do t’ju ndajnë e t’ju

largojnë nga Udha e Tij. Këtë jua ka urdhëruar Ai që të mund të bëheni

Muttekinë (të përkushtuar në Besimin e Pastër Islam).” (El-En’am 6:151-

153)

Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu ka thënë: Kushdo që dëshiron të konstatoj

vullnetin e vërtetë të Profetit Muhamed sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, në të cilën

Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka vënë vulën, le të lexojë deklaratën e

Allahut të Plotfuqishem: “Thuaj: “Ejani, unë do t’ju shpall çfarë ju ka

ndaluar Zoti juaj: Mos të bashkoni kënd në adhurim me Të… Dhe vërtet,

kjo është Rruga Ime e Drejtë…” (El-En’am 6:151-153) [Tirmidhiu (3080), Et-

Taberani në El-Muxhemul-Euset (1208) dhe Ebu Isa ka thënë është hasen

gharib.

Transmetohet se Muadh ibn Xhebeli radijAllahu ‘anhu ka thënë: Isha hipur

pas Profetit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mbi një gomar dhe ai më tha: “O

Muadh, a e di cila është e drejta e Allahut të Plotfuqishëm, mbi robërit e

Tij dhe cila është e drejta e robëve mbi Allahun e Plotfuqishëm?” Unë iu

përgjigja: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë.” Ai vazhdoi: “E drejta

e Allahut mbi robërit e Tij është që ata të adhurojnë vetëm Atë dhe kurrë

mos ti bëjnë shok. E drejta e robërve të Tij mbi Të është, që të mos

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!