31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Rrëzoje atë në tokë

Mushrikët e Mekës nuk e harruan këtë humbje dhe pas një viti marshuan

përsëri drejt Medinës. Në luftën e Uhudit, dy ushtritë u gjendën përsëri

përballë njëra-tjetrës. Zubejr bin Auami dhe Mikdat bin Esuedi e shpartalluan

kalorësinë nën komandën e Ikrimes. Zubejri vrau flamurtarin e mushrikëve

dhe së bashku me shtatë shokë u betuan të mos ndahen për asnjë çast nga

Profeti, deri sa të bien dëshmorë.

Në fillim të kësaj lufte, një mushrik i Mekës kërkoi duel dhe e përsëriti këtë tri

herë duke pretenduar që të gjithë do të tërhiqen nga kjo kërkesë e tij. Zubejr

bin Auami mbështolli rreth kokës një beze të verdhë dhe doli në shesh.

Menjëherë u hodh sipër devesë së mushrikut dhe e kapi për fyti. Gjatë

përleshjes, Profeti (sal-lAllahu alejhi ve selem.) i thotë: “Rrëzoje atë në tokë!”.

Zubejr bin Auami e rrëzoi atë në tokë dhe e vrau. I dërguari i Allahut, në lidhje

me këtë çështje, tha: “Nëse Zubejri nuk do t’i dilte përballë atij, atëherë do

të luftoja unë.”.

Në luftën e Uhudit, kur shigjetat fluturonin mbi kokat muslimanëve, Zubejri

bashkë me shokët e tij u bënë gardh rreth Profetit duke e mbrojtur atë nga

shigjetat e panumërta të armiqve.

Zubejr bin Auami në luftën e Hendekut

Xhabir bin Abdullahu transmeton:

“Kur puna filloi të vështirësohej në ditën e Hendekut, i Dërguari i Allahut

na pyeti: ‘A nuk ka njeri që të shkojë për të mësuar sjelljet dhe qëndrimin

e Beni Kurejdhes?’ Zubejr bin Auami (radijAll-llahu anhu.) u ngrit dhe tha:

‘Shkoj unë.’ dhe e mbajti fjalën, duke mësuar atë që Profeti kishte

kërkuar.

Kur punët përsëri u vështirësuan, Profeti (sal-lAllahu alejhi ve selem.) kërkoi të

njëjtën gjë nga sahabët. Përsëri Zubejr bin Auami tha: “Shkoj unë të mësoj

qëndrimin e tyre.” Pasi mësoi gjithçka rreth tyre, ia paraqiti gjendjen Profetit

(sal-lAllahu alejhi ve selem.): ‘O i Dërguari i Allahut! I pashë ata duke

rikonstruktuar kalatë e tyre dhe duke u stërvitur për luftë.’ Pas kësaj

Profeti tha: ‘Çdo pejgamber ka një ndihmës dhe ndihmësi im është

Zubejri.’”[2]

Ndërsa në çlirimin e Mekës, Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem, i dha Zubejrit

flamurin e Sad bin Ubades dhe ai hyri në Mekë duke mbajtur dy flamuj.

Zubejri në kohën e Halifëve

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!