31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Muhamed (sal-lAllahu alejhi ve selem.) e vëllazëroi Zubejr bin Auamin me Kab

bin Malikun. Sipas një transmetimi tjetër e vëllazëroi me Seleme bin Selame

bin Vakshin.

Kontributi i Zubejrit në shoqërinë e Medinës

Zubejr bin Auami qëndroi pranë Profetit, sal-lAllahu alejhi ve selem, duke

ndihmuar atë dhe fenë islame; ai mori pjesë në luftën e Bedrit, madje në të

gjitha luftërat që ndërmori Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem. Kur ndodhi lufta

e Bedrit, ai ishte diku te tetëmbëdhjetë vjeç.

Në luftën e Bedrit ushtria islame përbëhej nga treqind luftëtarë, ndër të

cilët ishin vetëm dy kalorës: Zubejr bin Auami, i cili qëndronte në të

djathtë të ushtrisë dhe Mikdad bin Esuedi, i cili qëndronte në të majtë. Në

këtë luftë Zubejri kishte veshur një çallmë të verdhë dhe thuhet se edhe

melaiket e ndihmës që prezantuan në Bedër, kishin çallma të tilla.[1]

Lufta ishte ndezur fort

Profeti ynë (sal-lAllahu alejhi ve selem.), në luftën e Bedrit, pasi e caktoi

Zubejrin komandant të krahut të djathtë, tha:

“Engjëjt kanë shenjat e tyre. Edhe ju vendosni ndonjë shenjë!” Menjëherë

pas kësaj fjale të pejgamberit, Zubejr bin Auami mbështolli rreth kokës një

copë (beze) të verdhë dhe u hodh në luftë. Në këtë betejë muslimanët kishin

vetëm disa kuaj. Njëri nga këto ishte edhe kali i Zubejrit, i quajtur Jasub. Atë

ditë ai kishte vrarë shumë mushrikë dhe njëri prej tyre ishte xhaxhai i tij

Neufeli, i njohur si “Luani i Kurejshëve, luani i bijve Mutalibë”. Një aspekt të

kësaj lufte Zubejr bin Auami e përcjell si më poshtë:

“Ditën e Bedrit unë u përballa me Ubejde bin Saidin. Ai ishte mbi kalë i

armatosur nga koka te këmbët, vetëm sytë i dukeshin. Me një lëvizje të

menjëhershme ia ngula heshtën në sy dhe ai ra përtokë i vdekur. Kur ia

nxorra heshtën me fuqi, pashë se dy krahët e saj ishin shtrembëruar.”

Lufta e Bedrit, në të cilën merrnin pjesë edhe engjëjt, po kalonte shumë e

ndezur. Hz. Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ve selem.) po i lutej Allahut pa

pushim duke i kërkuar ndihmë.

Trimëritë që tregoi Zubejri në luftën e Bedrit ishin kolosale. Nuk i kishte

mbetur vend në trup pa u plagosur. Kishte marrë tri goditje të mëdha shpate

dhe njëra nga këto ishte në qafë. Lufta e Bedrit përfundoi me fitoren e

muslimanëve. Në këtë luftë ranë dëshmorë 14 sahabë, u vranë 70 mushrikë

(politeistë) dhe po aq u zunë rob.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!