31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Zubejr bin Auami ishte i gjatë, trim, sypatrembur, modest dhe i thjeshtë.

Tregonte shumë kujdes për amanetet, saqë merakosej se ku t’i fshihte

amanetet që i besonin. Merrej me tregti dhe bujqësi. Numërohej si njëri nga më

të pasurit e Medinës. Thuhet se kishte një mijë skllevër dhe një pasuri shumë

të madhe. Përveç tokave që kishte rreth Medinës, ai kishte edhe shumë prona

në Basra, Kufe dhe Egjipt. Në dhënien e zekatit ishte i rregullt. Përpiqej shumë

për t’i siguruar jetesën fukarenjve rreth vetes dhe çdokujt që i kërkonte para

borxh, i jepte. Megjithë pasurinë e madhe që kishte, ai bënte një jetë të

thjeshtë. Vetëm armën e kishte pikë të dobët. Kjo është arsyeja pse këllëfi i

shpatës së tij, ishte i veshur me argjend.

Zubejri ishte një djalosh i gjatë, saqë kur hipte në kalë, thuajse këmbët i

preknin në tokë, ishte i bukur dhe me pak mjekër.

Islami i tij dhe peripecitë që Zubejri kaloi

Zubejri, radijallahu anhu, e pranoi Islamin nga të parët dhe në atë kohë ai

ishte thuajse në një moshë me Aliun; shkak për Islamin e tij u bë Ebu Bekri,

radijallahu anhu.

Kur vdiq babai i Zubejrit, xhaxhai i tij, Neufeli, mori përsipër kujdestarinë e tij.

Në moshë të vogël e jetim, Zubejrin e rrihte shumë nëna. Ndërsa xhaxhai i tij i

dilte në krah gjithnjë duke e mbrojtur nga të rrahurat. Mirëpo kur Zubejri u

rrit dhe u bë musliman, kjo dashuri e xhaxhait për të, u kthye në zemërim;

deri aty sa e lidhte dhe e torturonte me tymin e zjarrit. Propozimit të xhaxhait:

“Mos u trego inatçi, kthehu në fenë e baballarëve tanë!”, Zubejri i

përgjigjej: “Kurrsesi, nuk kthehem në mohim! Zoti është Një. Nuk adhuroj

idhujt, të cilët nuk bëjnë as dobi, as dëm. La ilahe ilallah, Muhamedun

Rasulullah!”. Kështu, përballë këtyre torturave të mëdha, ai tregonte durim

dhe rezistencë.

Kur Profeti filloi të thërishte publikisht, Zubejr bin Auami dëgjoi se kurejshët

kishin marrë Profetin për ta torturuar, ndaj ai mori shpatën, e zhveshi dhe doli

me vrap jashtë shtëpisë, që të kërkonte ata të cilët e kishin marë Profetin dhe

në ata kohë Zubejri ishte rreth të dybmëdhjetave. Njerëzit që e shihnin të

vraponte me shpatën zhveshur, habiteshin me të. Por duke vrapuar ai pa

Profetin, i cili i tha: “Për ku kështu o Zubejr?” “Më thanë se idhujtarët të

kishin kapur ty o i Dërguari i Allahut.” “Po çfarë do të veproje ti në këtë

rast?” “Unë do ta vrisja atë që e kish bërë o i Dërguari i Allahut.” Profeti u

lut për të dhe shpatën e tij.

Në vitin 615, Zubejri së bashku me muslimanët nga Meka, emigroi në Etiopi.

Atje muslimanët jetuan të qetë dhe mirë. Më vonë, kur sahabët emigruan nga

Meka në Medinë edhe grupi i Etiopisë emigroi e u drejtua për atje. Zubejr bin

Auami, kur emigroi për në Medinë, ishte rreth të shtatëmbëdhjetave. Profeti

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!