31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

lAllahu alejhi ve selem.) dhe i ndihmonte Atij për t’iu ngjitur kodrës pak nga

pak, e mbështeste atë dhe përsëri i sulmonte politeistët.

Kështu vazhdoi Talha derisa i zmbrapsi dhe i largoi ata nga Pejgamberi (sallAllahu

alejhi ve selem.)

Lidhur me këtë, Ebu Bekri ka thënë: “Unë dhe Ebu Ubejde ibnu el Xherrahu

kemi qenë larg nga Pejgamberi në ato çaste, e kur arritëm tek ai

dëshironim t’i ndihmonim atij, por ai na tha:

– Më lini mua e shkoni te shoku juaj (kishte për qëllim Talhanë)!

Në atë moment ne pamë Talhanë duke i shkuar gjaku rrëke, kurse në trupin e

tij kishte mbi shtatëdhjetë plagë të shkaktuara nga shpata, shtiza apo shigjeta.

I ishte prerë edhe shuplaka e dorës dhe ra në një gropë i alivanosur…

Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ve selem.) pas kësaj ngjarjeje thoshte:

– Cilin e gëzon fakti që ta shikojë një njeri që ecën mbi sipërfaqe të tokës,

dhe që e ka realizuar besën (zotimin) e dhënë, le ta shikojë Talha ibnu

Ubejdilahun.”[2]

Po ashtu, Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem, tha për Talhën: “E meritoi

Xhenetin Talha.”[3]

Ebu Bekri, kur përmendej Uhudi, thoshte: “Ajo ditë e tërë i takonte

Talhasë…”

Ky ishte shkaku përse është quajtur Talha “Dëshmori i gjallë”, kurse për

epitetin e tij “Talha i mirësisë, i bujarisë dhe i fisnikërisë” ekzistojnë njëqind

e një tregime.

Njëri prej tyre është fakti që Talha ishte tregtar dhe kishte pasuri të madhe, e

cila kishte arritur në 700 derhemë, kurse ai kaloi një natë i frikësuar, i

mërzitur dhe i brengosur.

Bashkëshortja e tij Umu Kulthumi (bija e Ebu Bekrit) hyri tek ai dhe i tha:

– Ç’është me ty o Talha (o Ebu Muhamed)?! Mos të ka goditur ndonjë e

keqe nga ana jonë?!

– Jo, vërtet ti je gruaja më e mirë e burrit musliman. Unë kam menduar

gjatë tërë natës dhe kam thënë: “Cili është mendimi i një njeriu në

Allahun e tij nëse flen e kjo pasuri gjendet në shtëpinë e tij?!

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!