Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

rregullatislame
from rregullatislame More from this publisher
31.05.2021 Views

Talha thotë:“Ndërkohë që ne ishim në tregun e Busras, kur ja, një prift i krishterë pothërriste në mes të njerëzve:– O ju tregtarë, pyesni njerëzit e këtij sezoni tregtar se a ka në mesin etyre ndonjë njeri nga Meka.“Unë qëllova pranë tij, nxitova drejt tij e i thashë:– Po, unë jam prej banorëve të Mekës.“Ai më pyeti:– A është paraqitur në mesin tuaj Ahmedi?– Kush është Ahmedi?! – e pyeta.– Ai është i biri i Abdullahut të ibnu Abdul Mutalibit. Ky është muaji i tij,në të cilin ai do të paraqitet. Ai është Pejgamberi i fundit. Ai do ta lëshojëtokën tuaj, Mekën, dhe do të shpërngulet në një vend, një tokë me gurë tëzinj, me hurma dhe tokë kripore, nga e cila rrjedh ujë.Talha ka thënë: “Fjalët e atij prifti lanë gjurmë të thellë në zemrën time, eatëherë shkova me nxitim te deveja ime, e ngarkova atë, kurse mbrapalashë karavanin dhe me ngut ia mësyva Mekës.“Kur arrita në Mekë, pyeta familjen time:– A pati ndonjë ndodhi prej kur e kemi lënë Mekën?– Po. Muhamedi, i biri i Abdullahut, është ngritur dhe pretendon se ështëprofet e tashmë e ka mbështetur dhe pasuar atë Ibnu ebi Kuhafe (kanë përqëllim Ebu Bekrin).Pastaj Talha tregon dhe thotë: “E kam njohur Ebu Bekrin, ai ishte njeri ithjeshtë, i dashur dhe i butë. Ai ishte një tregtar i moralshëm dhe i drejtë,njerëzit e donin dhe ia pëlqenin kuvendimet e tij, për shkak se ai dintepër të kaluarën, historinë e kurejshitëve dhe se mbante në mendprejardhjet familjare të tyre. Shkova tek ai dhe e pyeta:

– A është e vërtetë se Muhamedi, i biri i Abdullahut është shpallurPejgamber dhe se ti e ke mbështetur dhe pasuar atë?– Po. – m’u përgjigj Ebu Bekri dhe filloi të më tregonte lajmin e vet, si dhedëshironte që të më tërhiqte për të hyrë me të në Islam, kurse unë idhashë lajmin mbi priftin. Atëherë u çudit për këtë dhe më tha:– Eja me mua që të shkojmë te Muhamedi që ta njoftosh për këtë lajmdhe të dëgjosh se ç’do të thotë. që të hysh në fenë e Zotit.“Atëherë, unë dhe Ebu Bekri shkuam te Muhamedi, i cili ma paraqitiIslamin, lexoi diçka nga Kurani dhe më përgëzoi për të mirat e Dynjasë(kësaj bote) dhe të Ahiretit (të jetës në botën e amshueshme). Allahu pajisizemrën time me fenë islame, e unë ia tregova lajmin e priftit të Busras. Aiu gëzua pa masë dhe ky gëzim pikasej edhe në fytyrën e tij. Pastajdëshmova para tij se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se vërtetMuhamedi është i Dërguar i Allahut. Isha i katërti që pranova Islamin, meinsistimin e Ebu Bekrit.Kur dëgjoi familja dhe farefisi i djaloshit kurejsh se ai ka kaluar në fenë islame,iu duk sikur u ra rrufeja. Nëna e tij më së tepërmi u brengos dhe u dëshpëruapse djali i saj kishte pranuar fenë islame, sepse ajo dëshironte që ai të mbizotërontepopullin e tij, për shkak se ai zotëronte karakter fisnik dhe virtyte tëlarta.Peripecitë e Talha bin UbejdilahutPopulli i tij nxitoi tek ai që ta kthejë dhe ta nxjerrë nga feja islame, por e gjeti sinjë bjeshkë madhështore e cila nuk lëkundet dot.Pasi u demoralizuan, duke tentuar që ta bindin me të mirë, atëherë u përpoqënta bëjnë me anë të ndëshkimit dhe dhunës.Në lidhje me këtë, Mesud ibnu Harashi thotë:“Gjersa isha duke vrapuar ndërmjet Safasë dhe Mervesë, ndërkohë që njëgrumbull njerëzish ndiqnin një të ri me duar të lidhura gjer te fyti, kurseata nxitonin mbrapa tij duke e shtyrë dhe duke i rënë mbi kokë., ndërkaqnjë grua plakë e shante dhe i bërtiste. Atëherë pyeta:– Si është puna e këtij djaloshi?!

Talha thotë:

“Ndërkohë që ne ishim në tregun e Busras, kur ja, një prift i krishterë po

thërriste në mes të njerëzve:

– O ju tregtarë, pyesni njerëzit e këtij sezoni tregtar se a ka në mesin e

tyre ndonjë njeri nga Meka.

“Unë qëllova pranë tij, nxitova drejt tij e i thashë:

– Po, unë jam prej banorëve të Mekës.

“Ai më pyeti:

– A është paraqitur në mesin tuaj Ahmedi?

– Kush është Ahmedi?! – e pyeta.

– Ai është i biri i Abdullahut të ibnu Abdul Mutalibit. Ky është muaji i tij,

në të cilin ai do të paraqitet. Ai është Pejgamberi i fundit. Ai do ta lëshojë

tokën tuaj, Mekën, dhe do të shpërngulet në një vend, një tokë me gurë të

zinj, me hurma dhe tokë kripore, nga e cila rrjedh ujë.

Talha ka thënë: “Fjalët e atij prifti lanë gjurmë të thellë në zemrën time, e

atëherë shkova me nxitim te deveja ime, e ngarkova atë, kurse mbrapa

lashë karavanin dhe me ngut ia mësyva Mekës.

“Kur arrita në Mekë, pyeta familjen time:

– A pati ndonjë ndodhi prej kur e kemi lënë Mekën?

– Po. Muhamedi, i biri i Abdullahut, është ngritur dhe pretendon se është

profet e tashmë e ka mbështetur dhe pasuar atë Ibnu ebi Kuhafe (kanë për

qëllim Ebu Bekrin).

Pastaj Talha tregon dhe thotë: “E kam njohur Ebu Bekrin, ai ishte njeri i

thjeshtë, i dashur dhe i butë. Ai ishte një tregtar i moralshëm dhe i drejtë,

njerëzit e donin dhe ia pëlqenin kuvendimet e tij, për shkak se ai dinte

për të kaluarën, historinë e kurejshitëve dhe se mbante në mend

prejardhjet familjare të tyre. Shkova tek ai dhe e pyeta:

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!