31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

09 - Talha ibn Ubejdilah

Et-Tejmij

“Ai që dëshiron të ketë kënaqësinë për të parë një njeri që ecën mbi faqen

e dheut dhe që e ka vënë në jetë zotimin e dhënë, le ta shikojë Talha ibn

Ubejdilahin.” (Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve selem.)

Talha është një nga të përgëzuarit me Xhenet, është një nga shtatë të parët që

pranuan Islamin si dhe ishte një ndër gjashtë personat që propozoi Umeri për

të qënë halife pas tij.

Emri dhe disa cilësi të tij

Ai është Talha bin Ubejdilah, bin Uthman Kureshij nga fisi Temim, që njihej me

pseudonimin Ebu Muhamed.

Ishte një njeri me trup normal, me flokë të shpeshta as kaçurrela dhe as të

shtrira, ishte me fytyrë të bukur dhe i shpejtë në ecje. Kishte një veti, që nuk e

ndryshonte ngjyrën e flokëve.

Islami i Talhës

Talha udhëtonte me një karvan të kurejshëve për të bërë tregti gjer në

vendet e Shamit. Kur karvani arriti në qytetin Busra,[1] u hodhën tregtarët

kurejshë në tregun e ndërtuar dhe filluan të bënin tregti.

Edhe pse Talha ishte në moshë të re dhe i mungonte përvoja në tregti, ishte

mendjemprehtë dhe largpamës, gjë që i jepte shans edhe atij për t’u bërë

konkurencë atyre dhe të siguronte fitimin e vet me meritë.

Gjersa Talha shkonte në tregun që gumëzhinte nga njerëzit që kishin ardhur

nga çdo vend, atij i ndodhi një e papritur, e cila jo vetëm që ishte shkak për

ndërrim të rrjedhave të tij jetësore në tërësi dhe diçka më tepër, por ishte edhe

përgëzuese dhe lajmëtare për ndryshimin e rrjedhave të mëtejme historike në

tërësi.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!