31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Seid ibnu Zejd në shoqërinë e Medines dhe kontributi i

tij në të

Ai mori pjesë me të Dërguarin e Allahut në të gjitha luftërat, përveç Luftës së

Bedrit. Mungoi nga kjo luftë meqë duhej të kryente një detyrë që i kishte

caktuar Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ve selem.).

Mori pjesë me muslimanët në operacionin luftarak për përmbysjen e fronit të

Kisrasë dhe shpartallimin e pushtetit të tij.

Mbase beteja më e shkëlqyeshme që zhvilloi ai, ishte ajo e Jermukut. Pra, në

vazhdim, po citojmë një fjalë të tij, ku rrëfen për një pjesë të ngjarjes së asaj

dite.

Seid ibnu Amër ibnu Nufejli thotë:

– Në e Betejën e Jermukut ne ishim njëzet e katër mijë veta, apo afro

njëzet e katër mijë. Bizantinët na dolën përpara me njëqind e njëzet mijë

luftëtarë. Ata afroheshin në drejtimin tonë me hapa të rëndë, thuajse

brigjet po lëkundeshin nga ca duar të fuqishme misterioze. Para tyre

ecnin peshkopët, patriarkët dhe priftërinjtë duke mbajtur kryqe dhe duke

kënduar psalme, të cilët i përcillte ushtria, zëri i së cilës jehonte si të

ishte zë i murmurimës!

Kur muslimanët i panë ata në këtë gjendje, u rrënqethën nga numri i tyre dhe

në zemrat e tyre hyri një lloj frike. Në këtë moment, Ebu Ubejde ibnul

Xherrahu zuri t’i nxiste muslimanët për të luftuar dhe tha:

“O ju robër të Zotit! Ndihmoni Zotin, e Ai ju ndihmon ju dhe ju forcon

këmbët tuaja…

O ju robër të Zotit! Kini durim, se durimi ju shpëton nga mosbesimi, ju

afron te kënaqësia e Zotit dhe ju mbron nga sjelljet e turpshme. Pra,

hidhni shtizat, vini mburojat dhe mos flisni fjalë tjetër përveç lutjes së

Zotit (Xheleshanuhu) në heshtje, gjersa t’ju urdhëroj, në dashtë Allahu.”

Seidi vazhdoi:

– Me të dëgjuar fjalën e tij dhe kur pashë se si po e tërhiqte shpatën dhe

si shkonte për t’u ballafaquar me armiqtë e Zotit, unë u hodha rrufeshëm

në tokë dhe rashë në gjunjë. Hodha shtizën time dhe godita kalorësin e

parë që u afrua, pastaj iu vërsula armikut, e Allahu më hoqi çdo frikë që

kisha në zemër. Muslimanët nisën luftën kundër bizantinëve dhe luftuan

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!