31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

– Ti po kërkon një fe që sot nuk ekziston, por shko në vendin tënd, se

Allahu do të dërgojë nga populli yt një njeri që do ta përtërijë fenë e

Ibrahimit dhe nëse e arrin, mos iu ndaj atij njeriu.

Zejdi u nis për t’u kthyer në Mekë, përfundimisht, duke shpejtuar hapat e tij

në kërkim të Pejgamberit të premtuar.

Derisa rrugëtonte, Allahu e dërgoi Pejgamberin e Vet, Muhamedin (sal-lAllahu

alejhi ve selem.), për t’i thërritur njerëzit në fenë e udhëzimit dhe së vërtetës,

por Zejdi nuk e takoi atë, ngase atij i doli në rrugë një grup arabësh dhe e vrau

para se të arrinte në Mekë. Atij i skuqeshin sytë nga dëshira e flaktë për të parë

të Dërguarin e Allahut. Ndërsa Zejdi nxirrte frymën e tij të fundit, ktheu

shikimin nga qielli dhe tha: “O Zoti im, nëse më privove mua nga kjo

dhunti, mos e privo birin tim, Seidin!”

Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem, ka thënë për të: “Ai do të ringjallet sikurse

një umet, edhe pse është i vetëm.” Pra, Profeti dha një garanci për të se si do

të ringjallet me besimtarët.

Islami i Seidit

Deshi Allahu i Madhëruar që t’i përgjigjet lutjes së Zejdit dhe sapo ia filloi i

Dërguari i Allahut t’i ftojë njerëzit në fenë islame, Seidi u gjend në grupin e

atyre që besuan në Allahun dhe dëshmuan misionin e Pejgamberit të Tij.

S’është çudi, pasi Seidi u rrit në një shtëpi që e urrente atë që i kishte çuar

kurejshët në humbje. Ai u edukua në prehrin e babait, i cili e çoi jetën duke

kërkuar të vërtetën.

Ai vdiq i etshëm, duke rendur pas të vërtetës.

Fenë islame nuk e pranoi vetëm Seidi, por edhe gruaja e tij Fatime bint el

Hatabi, e motra e Umer ibnul Hatabit.

Jeta e tij në Mekë

Djaloshi kurejsh përjetoi keqtrajtime nga fisi i tij, veprime këto të cilat nuk

ishin të denja për ta larguar nga feja e vet. Në vend që ta largojnë atë nga feja

islame, ai dhe gruaja e tij arritën të nxjerrin nga radhët e kurejshëve një njeri

më të rëndë nga pesha dhe më të rrezikshëm…

Që të dy ishin shkaktarë që Umer ibnul Hatabi të pranojë fenë islame. Seid

ibnu Amri e vuri në shërbim të fesë islame tërë energjinë djaloshare, sepse ai e

pranoi fenë në kohën kur ende nuk i kishte mbushur të njëzetat.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!