31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Mjafton të përmendim se vetëm viktimat e fundosura në radhët e armikut ishin

mbi 30 mijë.

Gjatë hilafetit të Umerit, ai e vendosi dhe e caktoi Sadin si Veliun e Kufes,

kështu qëndroi deri në vdekjen e Umerit, madje edhe në kohën e Uthmanit

qëndroi për një kohë të gjatë, më pas Uthmani kërkoi prej tij të shkonte në

Medinë.

Disa nga vlerat e Sadit

Sad ibn ebi Uekasi ishte nga të vetmit sahabë për të cilët Profeti i bashkon të

dy prindërit, në thënien e tij gjatë luftës së Uhudit: “Qëllo o Sad! Kurban u

bëfshin për ty nëna dhe babai im!”[3]

Aishja përcjell se Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem, një natë qëndroi vonë. Ajo

ishte përbri tij, e në këtë moment i tha: “Çfarë të shqetëson o i Dërguar i

Allahut?” “Ah sikur ndonjë burrë i mirë nga shokët e mi të më ruantë

këtë natë.” “Ndërkohë dëgjova zëra armësh.” – tregon Aishja. “Kush

është?” – pyeti ai. “Sad ibn Malik.” “Përse ke ardhur?” – e pyeti Profeti.

“Erdha të të ruaj ty, o i Dërguar i Allahut.” Profeti fjeti aq sa dëgjova

hikërrimën e tij.”[4]

Sadi, radijallahu anhu, ka qënë njeri të cilit i plotësohej duaja dhe kjo si shkak

i lutjes së Profetit, sal-lAllahu alejhi ve selem, për të. Kajsi ka përcjellë se

Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem, ka thënë: “O Allah! Përgjigjju Sadit, nëse

të lutet.”[5]

Madje përcillet se disa nga banorët e Kufes u ankuan padrejtësisht për Sadin

tek Umeri dhe aq të humbur ishin, saqë pati prej tyre që supozonin se Sadi

nuk dinte as të falej si duhet, ndërsa ai, kur shkoi tek Umeri, i tha: “Unë u

falja atyre namazin e Profetit.” “Ky ishte mendimi im për ty o Sad.” – ia

ktheu Umeri. Po ashtu, dikush tjetër tha për të se ai nuk ishte i drejtë në

ndarje, nuk mbante drejtësi në popull dhe nuk dilte për të luftuar me çetat.

Kur dëgjoi këto fjalë, Sadi tha: “O Allah! Nëse ky njeri po gënjen, verboje

atë, varfëroje, vonoja vdekjen dhe bëje të përballet me sprova!” Dhe vërtet

ky burrë u verbua dhe ecte anash mureve, u varfërua aq sa filloi të lypte dhe e

zuri fitnia, nga e cila dhe vdiq, madje thoshte se e zuri lutja e Sadit.[6]

Abdullah bin Umeri përcjell se ishin ulur pranë Profetit, sal-lAllahu alejhi ve

selem, dhe ai tha: “Do t’ju hyjë nga kjo derë një njeri që është prej

banorëve të Xhenetit.” Kur ja, aty hyn Sad bin ebi Ukasi, radijallahu anhu.[7]

Sad ibn ebi Uekasi ka qënë i pari nga muslimanët që ka qëlluar me hark. Ai

përcjell e thotë: “Unë jam i pari arab që kam qëlluar me hark në rrugë të

Allahut.”[8]

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!