Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

rregullatislame
from rregullatislame More from this publisher
31.05.2021 Views

Dita në të cilën Sad ibnu Ebi Vekasi pranoi Islamin, ishte ndër ditët më tëlumtura për muslimanët dhe ndër më të frytshmet për fenë islame.Në luftën e Bedrit, Sadit dhe vëllait të tij, Umejrit, i lidhet një ngjarje e rrallë qënuk harrohet. Umejri atëbotë ishte një djalë i ri, i cili sapo kishte arriturmoshën madhore.Kur i Dërguari i Allahut e rreshtoi ushtrinë muslimane para betejës, Umejri,vëllai i Sadit u fsheh në radhët e tyre nga frika se do ta shihte i Dërguari (sallAllahualejhi ve selem.) dhe do ta kthente për shkak të moshës së tij të re.Mirëpo, megjithatë, Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ve selem.) e vërejti dhe ektheu.Atëherë Umejri i ri filloi të qajë me ngashërim, saqë preku thellë ndjenjat ePejgamberit (sal-lAllahu alejhi ve selem.) dhe zbuti zemrën e tij, kështu që mënë fund e lejoi që të jetë në mesin e luftëtarëve.Sadi u gëzua pa masë për këtë, saqë ia lidhi këllefin e shpatës së tij Umejrit tëvogël dhe që të dy vëllezërit u nisën për të marshuar në luftë për lartësimin eFjalës së Allahut si dy luanë sypatrembur.Pas përfundimit të luftës, Sadi u kthye në Medinë i vetëm, ndërsa Umejrin ekishte lënë dëshmor në tokën e Bedrit, duke e lutur Allahun (Xheleshanuhu.)për mirëqenien dhe fatbardhësinë e tij në Ahiret.Sadi njëherë u sëmur shumë, aq sa mendoi se ky ishte fundi i tij dhe në atëkohë kishte vetëm një vajzë, kur erdhi për vizitë tek ai Profeti (sal-lAllahu alejhive selem.) e ai i tha: “O i Dërguari i Allahut, unë jam në gjendjen që e shehdhe vetë, pasuria ime është e madhe dhe nuk kam tjetër veç një vajze, ata jap pasurinë time sadaka të gjithë?” Profeti tha: “Jo, sepse ështëshumë.” Tha: “Mirë, të jap gjysmën?” “Jo.” – tha sërisht Profeti. “Mirë, tëjap çerekun?” – tha Sadi. “Mirë, jep çerekun, – iu përgjigj profeti (sal-lAllahualejhi ve selem.), por edhe çereku është shumë. Që t’i lësh pasardhësit e tutë pasur është më mirë se t’i lësh ata të kenë nevojën e njerëzve, endoshta ti jeton më gjatë se shokët e tu dhe për çdo lëmoshë që jep, do tëkesh shpërblim për të.”Në luftën e Uhudi, kur muslimanëve filloi t’u dridhej edhe dheu nën këmbët,askush nuk mbeti afër Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ve selem.), përveç njëgrupi të vogël prej 10 vetash. Në mesin e tyre ishte edhe Sad ibnu ebi Vekasiduke mbrojtur të Dërguarin me harkun e tij. Sa herë që gjuante me shigjetë,idhujtarët binin të vdekur në vend para tij.Kur e pa i Dërguari i Allahut këtë akt trimërie, filloi ta trimëronte, t’i jepteshtiza dhe ta nxiste edhe më shumë Sadin duke thënë: “Gjuaj, o Sad, gjuaj!Babë e nënë kurban i bëfsha për ty!”.

Gjatë gjithë jetës së tij Sadi mburrej e krenohej me këto fjalë të Pejgamberit(sal-lAllahu alejhi ve selem.) për të në ditën e Uhudit.Mirëpo, kulmin e famës, Sadi e arriti atëherë kur Umeri vendosi që të hynte nëluftë kundër persianëve, që të shkatërrojë përfundimisht perandorinë e tyredhe t’i çrrënjosë njëherë e përgjthmonë rrënjët e idhujtarisë në sipërfaqen etokës.Ai lëshoi një dekret përmes të cilit thirri të gjithë ata që kishin armë, kuaj,mburoja, që ishin të guximshëm, të mençur dhe që kishin ushqim tëmjaftueshëm për t’i përballuar vështirësitë e udhëtimit dhe të luftës.Nuk vonoi shumë dhe në Medinë, nga të gjitha anët, filluan të arrijnë njerëzitgrupe-grupe. Atëherë, kur u tubuan, Umeri filloi konsultimet me sahabët sekujt t’ia besojë udhëheqjen dhe komandën e ushtrisë.Të gjithë qenë njëzëri për luanin sypatrembur, Sad ibnu ebi Vekasin. Umeri ethirri Sadin, ia dorëzoi komandën mbi ushtrinë dhe në të dalë të Medinës undal dhe e këshilloi me këto fjalë:“O Sad! Mos u bëj mendjemadh kur të thonë ‘daja i Pejgamberit’, sepseAllahu nuk e heq të keqen me të keqe, por e heq me të mirë.“O Sad! Askush nuk mund të krenohet me afërsi te Zoti përveçse merespekt. Të gjithë njerëzit janë të barabartë tek Allahu. Allahu është Zoti ityre e ata janë robërit e Tij, të cilët dallohen prej njëri-tjetrit vetëm medevotshmëri dhe respekt ndaj Tij. Prandaj shiko dhe vepro ashtu siç kavepruar Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ve selem.), sepse ajo është rruga mëe drejtë!”Ushtria e bekuar muslimane vazhdoi rrugën dhe në përbërjen e saj ishin 99pjesëmarrës të luftës së Bedrit, 319 që kishin qenë prezentë në besëlidhjen“Bejatu Rriduan”, 300 që kishin marrë pjesë në çlirimin e Mekës mePejgamberin (sal-lAllahu alejhi ve selem.) dhe 700 prej djemve të sahabëve.Muslimanët arritën në Kadisije [2], e në ditën e fundit të luftës së tyre mepersianët, ditë e quajtur “Jeumu herir” (Dita e vringëllimit të shpatave), atavendosën që përfundimisht t’i japin fund luftës. E rrethuan armikun nga tëgjitha anët duke depërtuar thellë në radhët e tyre me brohoritjet: La ilahe ilaAllah, Allahu Ekber, derisa arritën që kokën e prerë të komandantit tëushtrisë persiane, Rrustumit, ta ngrejnë lart në shtizat e tyre. Kur e panëushtarët persianë këtë pamje trishtuese, në zemrat e tyre u fut frika dhellahtaria, saqë nuk dinin më nga t’ia mbanin.Çdo shenjim i muslimanëve mbaronte me goditjen dhe vrasjen e ushtarëvepersianë, madje shpeshherë edhe me vetë armët e tyre.

Gjatë gjithë jetës së tij Sadi mburrej e krenohej me këto fjalë të Pejgamberit

(sal-lAllahu alejhi ve selem.) për të në ditën e Uhudit.

Mirëpo, kulmin e famës, Sadi e arriti atëherë kur Umeri vendosi që të hynte në

luftë kundër persianëve, që të shkatërrojë përfundimisht perandorinë e tyre

dhe t’i çrrënjosë njëherë e përgjthmonë rrënjët e idhujtarisë në sipërfaqen e

tokës.

Ai lëshoi një dekret përmes të cilit thirri të gjithë ata që kishin armë, kuaj,

mburoja, që ishin të guximshëm, të mençur dhe që kishin ushqim të

mjaftueshëm për t’i përballuar vështirësitë e udhëtimit dhe të luftës.

Nuk vonoi shumë dhe në Medinë, nga të gjitha anët, filluan të arrijnë njerëzit

grupe-grupe. Atëherë, kur u tubuan, Umeri filloi konsultimet me sahabët se

kujt t’ia besojë udhëheqjen dhe komandën e ushtrisë.

Të gjithë qenë njëzëri për luanin sypatrembur, Sad ibnu ebi Vekasin. Umeri e

thirri Sadin, ia dorëzoi komandën mbi ushtrinë dhe në të dalë të Medinës u

ndal dhe e këshilloi me këto fjalë:

“O Sad! Mos u bëj mendjemadh kur të thonë ‘daja i Pejgamberit’, sepse

Allahu nuk e heq të keqen me të keqe, por e heq me të mirë.

“O Sad! Askush nuk mund të krenohet me afërsi te Zoti përveçse me

respekt. Të gjithë njerëzit janë të barabartë tek Allahu. Allahu është Zoti i

tyre e ata janë robërit e Tij, të cilët dallohen prej njëri-tjetrit vetëm me

devotshmëri dhe respekt ndaj Tij. Prandaj shiko dhe vepro ashtu siç ka

vepruar Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ve selem.), sepse ajo është rruga më

e drejtë!”

Ushtria e bekuar muslimane vazhdoi rrugën dhe në përbërjen e saj ishin 99

pjesëmarrës të luftës së Bedrit, 319 që kishin qenë prezentë në besëlidhjen

“Bejatu Rriduan”, 300 që kishin marrë pjesë në çlirimin e Mekës me

Pejgamberin (sal-lAllahu alejhi ve selem.) dhe 700 prej djemve të sahabëve.

Muslimanët arritën në Kadisije [2], e në ditën e fundit të luftës së tyre me

persianët, ditë e quajtur “Jeumu herir” (Dita e vringëllimit të shpatave), ata

vendosën që përfundimisht t’i japin fund luftës. E rrethuan armikun nga të

gjitha anët duke depërtuar thellë në radhët e tyre me brohoritjet: La ilahe ila

Allah, Allahu Ekber, derisa arritën që kokën e prerë të komandantit të

ushtrisë persiane, Rrustumit, ta ngrejnë lart në shtizat e tyre. Kur e panë

ushtarët persianë këtë pamje trishtuese, në zemrat e tyre u fut frika dhe

llahtaria, saqë nuk dinin më nga t’ia mbanin.

Çdo shenjim i muslimanëve mbaronte me goditjen dhe vrasjen e ushtarëve

persianë, madje shpeshherë edhe me vetë armët e tyre.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!