Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

rregullatislame
from rregullatislame More from this publisher
31.05.2021 Views

Për këtë mburrej dhe me plot krenari thoshte: “Qëndrova shtatë ditë, e unë itreti në Islam.”Gëzimi i Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ve selem.) për Islamin e Sadit ishte ipapërshkrueshëm, sepse tek ai shihte shenjat e fisnikërisë dhe të pjekurisë, tëcilat paralajmëronin se kjo “hënë e re” së shpejti do të bëhej “hënë e plotë”.Shpresonte se prejardhja fisnike e Sadit dhe familja e tij e pastër e autoritativendoshta do të ngjallin ndjenjat e xhelozisë te të rinjtë e Mekës, që edhe ata tandiqnin rrugën e tij.Mbi të gjitha këto, Sadi ishte prej dajallarëve të Pejgamberit (sal-lAllahu alejhive selem.), sepse ishte nga fisi Benu Zehre, prej të cilit ishte edhe Eminia, e bijae Vehbit, nëna e Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ve selem.). Pejgamberi gjithnjëmburrej me këtë afërsi.Transmetohet se Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ve selem.), një ditë prej ditësh,gjersa ishte ulur me disa prej sahabëve, e pa Sad ibnu ebi Vekasin dukeardhur dhe u tha shokëve: “Ky është daja im! Ky është daja im! A ka kushprej jush dajë më të mirë?”.Megjithatë, përqafimi i Islamit nga Sad ibnu ebi Vekasi nuk ishte i lehtë e pabrenga. Ky djalosh besimtar iu ekspozua sprovave më të rënda e më të vështiraqë mund të ekzistojnë, saqë edhe Allahu (Xheleshanuhu.) zbriti ajete ngaKurani enkas për çështjen e tij.Le t’ia japim fjalën vetë Sadit që të na rrëfejë për këtë sprovë të rrallë:“Tri netë para se të pranoj Islamin, pashë në ëndërr sikur isha fundosurnë thellësitë e errësirave të pafundme të detit, e ndërsa vazhdoja ende tëfundosesha në këto thellësira të errëta, para meje ndriçoi një dritë, sëcilës i shkova pas. I pashë disa njerëz që kishin arritur tek ajo dritë parameje e prej tyre dallova Zejd ibnu Harithin, Ali ibnu ebi Talibin dhe EbuBekër Sidikun.”– Sa kohë jeni këtu? – i pyeta.– Ka ca kohë, – më thanë ata.“Pasi agoi dita e nesërme, mora vesh se i Dërguari i Allahut, Muhamedi(sal-lAllahu alejhi ve selem.), është duke thërritur në Islam fshehtazi dhe ekuptova se Allahu me mirësitë e Tij dëshiroi që të më nxjerrë nga errësiranë dritën e amshueshme.”

“Me nxitim shkova te Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ve selem.), derisa etakova atë në luginën Xhijad.[1] Pasi Resulullahu e fali namazin e ikindisë,e përqafova para tij Islamin, e nuk e kishte pranuar askush tjetër parameje, përveç atyre të treve që pashë në ëndërr: Zejdi, Aliu dhe Ebu Bekri.”Sadi vazhdon më tej rrëfimin e tij dhe thotë:“Pasi nëna ime dëgjoi se unë kam përqafuar fenë islame, u zemërua dhe uhidhërua shumë me mua. Mirëpo, meqë unë isha djalë fort i sjellshëm dhei kujdesshëm ndaj nënës, asaj nuk iu durua pa më pyetur:– O Sad, ç’është kjo fe të cilën e pranove e që të shtyu ta lësh fenë e prindërvetë tu? Ose lëre këtë fe të re, ose unë as nuk do të ha e as nuk do tëpi derisa të vdes. Ty pastaj do të të copëtohet zemra nga pikëllimi, do tëpendohesh për atë që ke bërë dhe do të jesh gjithmonë i turpëruar paranjerëzve derisa të jesh gjallë.– Mos e bë këtë, oj nënë e dashur, – i thashë unë, – se për Zotin kurrë nukdo ta lë këtë fe të pastër që e zgjodha, për asnjë çmim!“Mirëpo ajo vazhdoi kërcënimet e saj. E refuzoi ushqimin disa ditë meradhë, derisa iu ligështua trupi dhe i humbi tërë fuqia.– Unë, – thotë Sadi, – çdo ditë shkoja tek ajo duke e lutur që të hajë ose tëpijë bile diçka, por ajo refuzonte me ngulm duke u betuar se nuk do tëfuste gjë në gojë derisa të vdiste ose unë ta braktisja fenë islame.“Atëherë i thashë:– Oj nëna ime e shtrenjtë! Unë të dua shumë, por Allahu dhe i Dërguari iTij janë më të dashur e më të shtrenjtë për mua dhe për Zotin, sikur ti, ojnëna ime, t’i kishe një mijë shpirtra e ata të të dilnin njëri pas tjetrit, unëkurrë nuk do ta lë këtë fe!“Kur e pa seriozitetin dhe vendosmërinë time, lëshoi pe dhe filloi të hajëe të pijë, edhe pse pa dëshirën e saj.”Kjo ishte arsyeja që Allahu (Xheleshanuhu.) të zbresë në lidhje me ne ajetinkuranor:“E nëse ata të dy (prindërit) tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok,për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata (në këtëçështje), por në çështjet e jetës së kësaj bote të kesh mirëkuptim ndajtyre” … (Llukman, 15)

Për këtë mburrej dhe me plot krenari thoshte: “Qëndrova shtatë ditë, e unë i

treti në Islam.”

Gëzimi i Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ve selem.) për Islamin e Sadit ishte i

papërshkrueshëm, sepse tek ai shihte shenjat e fisnikërisë dhe të pjekurisë, të

cilat paralajmëronin se kjo “hënë e re” së shpejti do të bëhej “hënë e plotë”.

Shpresonte se prejardhja fisnike e Sadit dhe familja e tij e pastër e autoritative

ndoshta do të ngjallin ndjenjat e xhelozisë te të rinjtë e Mekës, që edhe ata ta

ndiqnin rrugën e tij.

Mbi të gjitha këto, Sadi ishte prej dajallarëve të Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi

ve selem.), sepse ishte nga fisi Benu Zehre, prej të cilit ishte edhe Eminia, e bija

e Vehbit, nëna e Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ve selem.). Pejgamberi gjithnjë

mburrej me këtë afërsi.

Transmetohet se Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ve selem.), një ditë prej ditësh,

gjersa ishte ulur me disa prej sahabëve, e pa Sad ibnu ebi Vekasin duke

ardhur dhe u tha shokëve: “Ky është daja im! Ky është daja im! A ka kush

prej jush dajë më të mirë?”.

Megjithatë, përqafimi i Islamit nga Sad ibnu ebi Vekasi nuk ishte i lehtë e pa

brenga. Ky djalosh besimtar iu ekspozua sprovave më të rënda e më të vështira

që mund të ekzistojnë, saqë edhe Allahu (Xheleshanuhu.) zbriti ajete nga

Kurani enkas për çështjen e tij.

Le t’ia japim fjalën vetë Sadit që të na rrëfejë për këtë sprovë të rrallë:

“Tri netë para se të pranoj Islamin, pashë në ëndërr sikur isha fundosur

në thellësitë e errësirave të pafundme të detit, e ndërsa vazhdoja ende të

fundosesha në këto thellësira të errëta, para meje ndriçoi një dritë, së

cilës i shkova pas. I pashë disa njerëz që kishin arritur tek ajo dritë para

meje e prej tyre dallova Zejd ibnu Harithin, Ali ibnu ebi Talibin dhe Ebu

Bekër Sidikun.”

– Sa kohë jeni këtu? – i pyeta.

– Ka ca kohë, – më thanë ata.

“Pasi agoi dita e nesërme, mora vesh se i Dërguari i Allahut, Muhamedi

(sal-lAllahu alejhi ve selem.), është duke thërritur në Islam fshehtazi dhe e

kuptova se Allahu me mirësitë e Tij dëshiroi që të më nxjerrë nga errësira

në dritën e amshueshme.”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!