31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

07 - Sad ibnu ebi Uekasi

“Gjuaj o Sad, gjuaj! Babë e nënë kurban i bëfsha për ty!”

(Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve selem. me këto fjalë e nxiste Sadin në luftën e

Uhudit)

“Ne njeriun e kemi urdhëruar për sjellje të mira ndaj prindërve të vet,

sepse nëna e vet e mbarti me mundime të shumta dhe pas dy vjetësh ia

ndau gjirin. (E porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje, ndaj dy

prindërve të tu, sepse vetëm tek Unë është kthimi juaj.” (Llukman, 14)

Lidhur me zbritjen e këtyre ajeteve fisnike përshkruhet një ngjarje e rrallë dhe

e mrekullueshme. Këto ajete shkaktuan një ndeshje ndjenjash dhe emocionesh

në shpirtin e një djaloshi trupnjomë, ku ngadhënjyes dolën e mira ndaj së

keqes dhe imani ndaj kufrit.

Kryeheroi i këtij tregimi është njëri prej djemve më fisnikë të Mekës, nga

prejardhja, i cili mburrej gjithmonë me dashurinë e madhe ndaj prindërve të

vet. Ky i ri është Sad ibnu ebi Vekasi.

Kur shkëlqeu drita e pejgamberisë në Mekë, Sadi ishte një djalë në lulen e

rinisë, i butë nga ndjenjat dhe kishte një sjellje të shkëlqyer ndaj prindërve, e

posaçërisht ushqente dashuri të madhe ndaj nënës së tij.

Edhe pse Sadi në atë kohë ishte në prag të së shtatëmbëdhjetave, dinte t’i

logjikonte gjërat me arsyen e mendjes së tij si ndonjë plak i urtë. Ai nuk gjente

dot prehje në argëtimet e ndryshme si moshatarët e tij, por merrej me riparimin

e shigjetave, shtizave, harqeve dhe ushtronte përdorimin dhe mënyrën e

hedhjes së tyre, sikurse ta dinte se po përgatitej për një çështje të madhe e të

rëndësishme. Atij nuk i flinte zemra as në besimin e kotë të popullit të tij,

sikurse po priste që t’i zgjatej ndonjë dorë e fortë, e vendosur dhe e sjellshme

që ta nxirrte nga kjo errësirë e thellë.

Gjersa ai ishte në këtë gjendje, deshi Allahu që ta fisnikërojë tërë njerëzimin me

këtë “Dorë të Mëshirës”. Kjo “dorë” ishte ajo e krijesës më të lavdishme, e

Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ve selem.), e në pëllëmbën e tij një yll i

shkëlqyeshëm, libri i Allahut, Kurani i Madhëruar!

Nuk vonoi shumë e Sadi iu përgjigj thirrjes dhe udhëzimit të vërtetë. Njihet si i

treti prej burrave që e pranuan Islamin dhe i katërti ndër të parët në

përgjithësi.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!