31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin me ju!”

Pastaj u drejtua kah Muadh ibnu Xhebeli e i tha: “O Muadh, priju njerëzve në

namaz!”

Nuk vonoi e shpirti i tij i pastër u shpërngul në Ahiret. Pastaj u ngrit Muadhi

dhe tha:

“O njerëz! Ju jeni të pikëlluar me humbjen e këtij njeriu. Betohem në

Allahun, nuk di të kem parë njeri më zemërmirë e më të largët nga veprat

e këqija, e as më këshilldhënës të mirë për të gjithë. Lutuni për të, Allahu

ju mëshiroftë!”

Është thënë për Ebu Ubejden:

Njëherë Umeri ishte ulur mes njerëzve dhe u tha atyre: “Shprehini dëshirat

tuaja.” Dikush tha: “Do dëshiroja që kjo dhomë të ishte e mbushur me

perla e ta jepja sadaka në rrugë të Allahut.” Umeri sërisht tha: “Shprehini

dëshirat tuaja.” Një tjetër tha: “Do dëshiroja që kjo dhomë të ishte e

mbushur me margaritarë, xhevahire dhe perla e t’i jepja sadaka për hir të

Allahut.” Umeri sërisht tha: “Shprehini dëshirat tuaja.” Por të pranishmit ia

kthyen: “Nuk dimë çfarë dëshire të shprehim o prijës i besimtarëve.”

Atëhere Umeri tha: “Do të dëshiroja që kjo dhomë të ishte e mbushur me

burra si Ebu Ubejde bin Xherrahu, Muadh bin Xhebeli, Salm dhe Hudhejfe

bin Jemani.”[1]

Ibn ebi Mulejke ka thënë: “E kam dëgjuar Aishen, që kur e pyetën se kë

mendonte se do të zgjidhte Profeti si halife nëse do ta bënte një gjë të

tillë, të thoshte: ‘Ebu Bekrin.’. ‘Po pastaj kë?’ – e pyetën njerëzit. ‘Umerin.’ –

u përgjigj Aishja radijAll-llahu anhu. ‘Po pastaj kë?’ – e pyetën sërisht. ‘Ebu

Ubejde bin Xherrahun.’ – tha ajo dhe me kaq heshti.” [2]

[1] – Hakimi në Mustedrek: 3/226. Ibn Asakiri në Tarijh. Ky transmetim është i

mirë.

[2] – Ibn Rrahauejhi në Musned-in e tij: 152.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!